Futboll

FSHF tentoi një grek në krye të arbitrimit, i bënë ofertë ish-gjyqtarit Vasaras

Sot, arbitrat shqiptarë mund të ishin në duart e ish-arbitrit grek Kiros Vasaras, por bisedimet nuk shkuan si duhet.

Negociatat që ishin fare pranë një marrëveshjeje, por në fund u prish gjithçka dhe Vasaras zgjodhi ofertën e Rumanisë.

Sot, ai është shef i sektorit të arbitrimit në federatën rumune. Edhe ata (rumunët) e morën pikërisht për këtë arsye: që të vendosnin rregull dhe të rikthenin besueshmërinë se gjyqtarët nuk komandohen nga lart.

Por kush është greku Kiros Vasaras?

Kiros Vasaras është ish-arbitri i njohur grek. I lindur në vitin 1966, Vasaras ka nisur arbitrimin në vitin 1984 dhe ndeshjen e parë ndërkombëtare e ka gjykuar në vitin 1995.

Tri vite më vonë, Vasaras është bërë pjesë e trupës së arbitrave me stemën e FIFA-s. Gjatë karrierës së tij, ai ka arbitruar në turne të rëndësishme për moshat, në Europianin “Euro 2000”, Botërorin në vitin 2002, në Lojërat Olimpike në Athinë, më 2004, si dhe Europianin në vitin 2008.

Në lidhje me ndeshjet ndërkombëtare në rang klubesh, ka qenë pjesë e gjysmë- finaleve të Kupës UEFA, si dhe gjysmëfinaleve të Championsit. Vasaras është tërhequr nga arbitrimi në prill të vitit 2009, për të nisur karrierën si lektor ndërkombëtar i arbitrave.

Related posts

RRËFEHET TRAJNERI GEGA/ Nga akademia te sezoni aktual në Superiore dhe rikthimi i Dinamo

Delo.autor

PËSOI NJË DËMTIM TË RËNDË/ E konfirmon Barcelona, sulmuesi 30-vjeçar operohet me sukses në gju

Delo.autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA SPANJA/ Barcelona arrin akordin me Lautaro Martinez. Ja detajet

Delo.autor

Leave a Comment