Futboll

FUTBOLL/ Ermir Lenjani, gol në fitoren 7-2 të Sionit ndaj Thunit

Ermir Lenjani gjen golin e dytë me fanellën e Sionit, skuadër ku u transferua verën e kaluar pas eksperiencës aspak pozitive në Francë. Futbollisti i Kombëtares Shqiptare realizoi golin katërt në fitoren e thellë 7-2 ndaj Thunit të vendit të fundit.

Në fakt, në këtë sukses me goleadë vuri firmën një tjetër futbollist me origjinë shqiptare, Pajtim Kasami, që shënoi të pestin. Ky trepikësh ishte shumë i rëndësishëm për Sionin, që zhvendosi në vendin e fundit, por me të njëjtën kuotë pikësh, 24, Thunin.

Ermir Lenjani po luan në vazhdimësi te radhët e Sionit dhe ky është një lajm shumë i mirë për trajnerin e kuqezinjve, Christian Panucci, që do të ketë një alternativë të besueshme më shumë në krahun e majtë.

Related posts

SULMI NDAJ GAZETARES SHQIPTARE/ Tifozët e Tiranës llogari klubit: Mos bëni lojën e Metës, historia jonë s’ka asnjë lidhje me të

Delo.autor

Memushaj kthehet në ‘objekt misterioz’, problemet për të filluan në janar

Sadik.Autor

Nuk ka dyshime/ FIFA shpall Januzajn lojtarin më të mirë të Angli-Belgjikë

Isa.Autor

Leave a Comment