Futboll

Gjithmonë “luan” – këto janë gjurmët që la në futbollin europian Zlatan Ibrahimovic

Karriera europiane e suedezit përfundoi sonte pasi që Manchester United ndërpreu kontratën më Zlatan Ibrahimovic, kurse ky i fundit u pajtua të transferohet në LA Galaxy

Nuk e kishim paraparë një fund të këtillë për Zlatan Ibrahimovic. Skena europiane e futbollit e humbi njërin prej lojtarëve më të mirë, lojtarit që gjithmonë kishte britmën e luanit.

Ai e shijonte çdo ndeshje dhe çdo moment në karrierën e tij. Ai ishte një shembull sulmuesi që di të veprojë edhe nën presion. Di të shënoi gola! Këtë e bëri edhe për United, me të cilët fitojë “Community Shield” më 2016, kurse një javë më vonë shënoi një gol të ëndrrave nga largësia në Premier Ligë. Ky ishte vetëm fillimi.

Në Manchester ai fitoi edhe kupën EFL kundër Southamptonit. Qartë ishte zëri i tij që u dëgjua më së shumti në këtë finale.

Por, në garën tjetër në Europa Ligë, Zlatani do të pësonte një lëndim të rëndë në ndeshjen kundër Anderlechtit në çerekfinale, një lëndim që vuri në diskutim edhe të ardhmen e tij në këtë skuadër dhe karrierën e tij personale. Megjithatë, prapë me Manchesterin ai fitojë edhe një trofe, atë të Europa Ligës.

Duke ju falënderuar atij, shumë vende do ta mbajnë mend Zlatanin. 12 tituj në 13 sezone në Holandë, Itali, Spanjë dhe Francë, me një total prej gjashtë klubeve të ndryshme ku në të gjithë tregojë mentalitetin e tij të fituesit.

10 vite rresht ai shënoi më shumë se 20 gola në sezonë për këto skuadra: Inter, Barcelona, Milan, Paris Saint – Germain dhe United, theu rekordin me Kombëtaren e Suedisë duke shënuar 62 gola. Sigurisht nuk duhet të harrojmë edhe këtë fakt! Ai ishte i rreptë, kryeneç dhe arrogant të cilën gjë e tregonte me fytyrën e tij. Në futbollin modern ai kishte një karakter të vërtetë të cilin vështirë e keni ta gjeni për momentin.

Të gjithë kanë thënë se ai kishte jetë të shkurtër në Barcelonë, e që ishte pak negative për të, por karakteri i Ibrës ishte që nuk dëshironte ta shqetësonte kush. Më vonë ai e pranoi se nuk ishte fans i Pep Guardiolas por refuzoi të thotë se do të punonte përsëri me katalunasit në ndonjë të ardhme. Pavarësisht se ai nuk fitoi titull në Ligë të Kampionëve, karriera e tij ishte e bujshme sepse fitoi 13 tituj të ligave dhe 33 tituj në përgjithësi.

Ai i referohet vetit si luan dhe i tillë do të mbetet. Këtë sigurt do ta dërgoi edhe në LA Galaxy, ku britma e luanit europian do të dëgjohet edhe në kontinentin amerikan. /GazetaExpress/

Related posts

U TRANSFERUA TEK LEGIA/ Ernest Muçi bëhet një nga blerjet më të shtrenjta në Superligën e Polonisë

Delo.autor

NUK MJAFTON HUMBJA NDAJ CHELSEA/ Policia heton abuzimin ndaj yllit të Man City

Isa.Autor

KOMBINIM PERFEKT/ Pas 6 minutash lojë, goli bashkon Messin dhe Griezmann (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment