Futboll

Goli i muajit në “Premier League”, shikoni si Wanyama heq ‘merimangat’ e portës së Liverpool

Goli i realizuar nga futbollisti i Tottenham Victor Wanyama është vlerësuar si më i bukuri në muajin shkurt në “Premier League”.

Keniani realizoi golin e barazimit (1-1) për Tottenham në minutën e 80′ në “Anfield” duke i hequr ‘merimangat’ portës me një të djathtë vrastare, ndërsa për Liverpool kishte shënuar Salah (3′). Egjiptiani i dha avantazhin skuadrës përsëri në minutën e parë shtesë të takimit (90’+1′) ndërsa Kane barazoi shifrat në minutën e 5 shtesë. Takimi u mbyll në shifrat e barabarta 2-2.

 

Në garë për golin më të bukur të muajit Wanyama konkurroi me emra të mëdhenj të kampionatit si Danilo, Mario Lemina, Jose Izquierdo, Mohamed Salah, Sergio Aguero dhe Adam Smith.

Pas mori çmimin 26-vjeçari u shpreh: “Ishte një nga golat më të bukur që kam shënuar ndonjëherë. Thjesht reagova ndaj lojtarëve të Liverpool dhe nuk u mendova dy herë dhe e godita topin, thjesht e lashtë të fluturojë.”

Related posts

PAS 10 MINUTASH LOJË/ Jagielka përfiton nga rrëmuja dhe zhbllokon ndaj Arsenalit (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Te Shqipëria është titullar i padiskutueshëm, Milani përgatit sulmin për futbollistin e Kombëtares

Delo.autor

BULLGARI-ITALI/ “Azzurrët” kërkojnë fitoren e radhës në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment