Futboll

Goli i Sefës vlen vetëm për statistika, Skënderbeu triumfon ndaj Lushnjës

Golat për vendasit u shënuan nga Soue, Dita dhe Xhejms. Skënderbeu ruan kështu diferencën në pikë me Kukësin e  vendit të dytë.

SKËNDERBEU 3-1 LUSHNJA  Skënderbeu ka fituar një sfidë që nuk mund të ishte e vështirë për vetë cilësitë që ka në përbërje ky ekip. Korçarët mposhtën Lushnjën e vendit të fundit në shifrat 3-1 ditën e sotme në Korçë.

skenderbeu lushnja

I vetmi moment që duhej evituar, ishte goli i Sefës, që erdhi në minutën e fundit të pjesës së parë. Një moment paqartësie ne mbrojtjen korçare, por në pjesën e dytë ata rregulluan gjithçka.

souee

Mbyllet sfida në Korçë, Skënderbeu 3-1 Lushnja.

90’ Arbitri i katërt akordon 2 minuta shtesë.

86’ Largohet Xhejms nga fusha dhe futet Suad Sahiti.

75’ Gooool Vendasit vrasin sfidën, silura e Xhejms nderon Skënderbeun

73’ Pepa shërbeu bukur për Cankën që ndodhej në zonë, por ky i fundit u vonua në finalizim dhe larguan topin korçarët.

72’ Shans i artë për Soue. Prenci i heq topin në momentin e fundit sulmuesit.

71’ Sefa provon të shërbejë për Pepën me një krosim nga e djathta e fushës, por nuk arrin Pepa dhe kontrollon topin Shehi.

69’ Pepa gjuan nga jashtë zonës, por gjuajtja e tij përfundon shumë larg.

68’ Soue kërkon të gjejë hapësirë për të krosuar në krahun e djathë të fushës, por nuk e lejojnë mbrojtësit e Lushnjës.

66’ Soue nuk arrin të shërbejë siç duhet për Lilaj, largojnë topin lushnjarët. Rivënie anësore!

65’ Kundërsulm i shpejtë i ekipit korçar. Xhejms hap një korridor të bukur për Soue, por del dhe kontrollon portieri Bejte.

64’ Mone merr përsipër goditjen e dënimit. Kroson ai, por njëri nga lojtarët e Lushnjës ishte në pozicion jashtë loje.

63’ Muzaka bën një ndërhyrje të gabuar në mesfushë. Goditje dënimi për Lushnjën.

62’ Kundërsulm i ekipit vendas, por ndali në momentin e fundit Bufasi.

61’ Largohet nga fusha autori i golit të dytë të Skënderbeut, Dita, dhe në vend të tij hyn Nimaga.

58′ Zëvendësimi i parë i takimit i përket Lushnjës. Ruço zë vendin e Metos.

56’ Prençi ndëshkohet me karton të verdhë, pas një ndërhyrje të ashpër në dëm të Gavazaj. Mungon në sfidën e radhës të Lushnjës.

53’ Muzaka tentoi një goditje nga jashtë zonës, por ishte e pasaktë.

46′ Fillon pjesa e dytë në Korçë.

Mbyllet pjesa e parë. Skënderbeu 2-1 Lushnja.

45′ Goool Sefa i ngrin buzëqeshjen korçarëve pas golit të shënuar në minutën e fundit të pjesës së parë.

 

41’ Soue iu afrua golit të tretë. Gjuajtja me kokë e Soue pritet nga Bejte.

37’ Goool. Bruna Dita dyfishon shifrat për Skënderbeun, pas një goditje me kokë, që lë të shtangur portierin Bejte.

32’ Tifozët vënë duart në kokë, e pabesueshme çfarë ka shpërdoruar Soue shumë afër portierit të Lushnjës.

31’ Tenton përsëri Xhejms të gjejë golin, kësaj radhe nga brenda zonës, por topi prek në trupin e njërit prej mbrojtësve të Lushnjës dhe arrin ta largojnë topin këta të fundit.

29’ Lushnja i afrohet golit për herë të parë. Canka nuk arriti të devijonte topin për në rrjetë, pas një krosimi të ulët, që i erdhi nga korsia e majtë e fushës.

28’ Kësaj radhe është Xhejms ai që tenton të gjejë golin për Skënderbeun me anë të një goditje nga jashtë zonës. Edhe ai tregohet i pasaktë, dhe topi përfundon jashtë kuadratit të portës.

23’ Soue kërcënon përsëri me një goditje potente, por grushton portieri Bejte. Vetëm goditje nga këndi.

 

18’ Mone shkakton një faull në dëm të Gavazaj. E tërheq nga fanella mbrojtësi i Lushnjës. Diçka që e kanë përsëritur disa herë lushnjarët deri tani.

14’ Skënderbeu fiton goditjen e parë nga këndi për këtë sfidë, por Muzaka nuk e kroson si duhet, e gjuan shumë fortë ai.

6’ Skënderbeu ul ritmin pas golit të shënuar, qarkullon topin në mesfushë.

2’ Goool Shënon menjëherë Skënderbeu me anë të Soue.

1′ Fillon sfida.

FORMACIONET ZYRTARE: 
SKËNDERBEU: Shehi, Vangjeli, Radas, Osmani, Aliti, Lilaj, Muzaka, Dita, Xhejms, Gavazaj, Soue. Trajner: Ilir Daja
LUSHNJA: Bejte, Mete, Premçi, Bufazi,Mone, Papa, Gava, Branica, Canka, Sefa, Pepa. Trajner: Dritan Çuk

Related posts

JANARI PO AFRON/ Merkato ofron një super ekip me kosto zero

Isa.Autor

Ronaldo dëshiron të bëhet aktor kur të pensionohet

Q.Autor

SFIDA NDAJ AEL LIMASOL/ Vllaznia gati për ndeshjen e kthimit, ja frika e vetme e trajnerit Brdariç…

Delo.autor

Leave a Comment