Futboll

Heynckes blindon Lewandowskin: “Në dy vite do të arrijë 220 gola me Bayernin”

Jupp Heynckes beson se Lewandowski do të qëndrojë në Bayern Munich.
Edhe pse për mediat spanjolle, polaku i Bayern Munich është gjithnjë e më pranë Real Madridit, te skuadra gjermane nuk mendojnë kështu.

Në prag të ndeshjes kundër Dortmundit, Jupp Heynckes blindon Lewandowskin.

“Nuk më takon mua të them se cili është vendimi i lojtarit, por di që mediat spanjolle kanë burime të besueshme, por shpesh ndodh që edhe të gabojnë. Lewa nuk më ka dhënë ndjesinë që do të largohet nga Bayern.

Dhe për ta konfirmuar më tej këtë, Heynckes tha se lojtari do të kalojë shifrën e 220 golave në 2 apo 3 vitet e ardhshme.

“Në 2 apo 3 vitet e ardhshme, ai do të kalojë 220 golat që unë kam shënuar në Bundesligë. Aktualisht, ai është në shifrën e 170 golave”, ka thënë Jupp Heynckes.

 

Related posts

SHKURTIT I SPALLETTIT/ Pritet kthesa e Interit, ja ndryshimet e trajnerit

Delo.autor

AS INTER DHE AS LAZIO/ Kumbulla do kalojë te skuadra tjetër e Serisë A. Sot pritet të mbyllet gjithçka

Delo.autor

Kërcënon Trump: Na jepni Botërorin e 2026, në të kundërt nuk ju mbështesim më

Sadik.Autor

Leave a Comment