Futboll Seria A

Itali, kompanitë pranojnë baste për rënien e Milan-it në Serinë B

Më e keqja duket se ka kaluar për Milan-in dhe shuma prej 10 milionë eurosh është nisur drejt arkave të klubit kuqezi; por një javë e kaluar me zëra të shumtë dhe parashikime ogurzeza mbi të ardhmen ekonomike të Milan dhe fatit të presidentit Yonghong Li kanë prodhuar disa oferta të çmendura nga kompanitë e basteve.

Në fakt, në “Sisal Matchpoint” mund të vihet bast mbi rënien në Serinë B të kuqezinjve brenda sezoni 2020/21 dhe koeficienti nuk është i lartë: 50.0. Në rast se do të ndodhte, do të ishte rënia e tretë e një prej klubeve të suksesshëm të historisë së futbollit, pas rënieve në 1980-ën, për shkak të skandalit të basteve, dhe asaj të 1982-ës, e ardhur në fushën e lojës.

Por ka edhe baste “ngushëlluese”: gjithmonë në “Sisal Matchopint” ofrohet basti mbi triumfin e mundshëm të kuqezinjve në Champions League brenda majit të 20121-it. Në këtë rast, me 1 euro fitohen 33.

Related posts

Zbulohet prapaskena/ Goretzkën e donte Barcelona, por zgjodhi Bayernin

Q.Autor

ËSHTË NJË SHTYLLAT E MBROJTJES SË CHELSEA-T/ Rudiger: Do të jetë vendimi më i rëndësishëm i karrierës sime

Delo.autor

I SKADON KONTRATA VERËN E ARDHMSHE/ Bonaventura kërkohet nga ekipi tjetër i Serisë A…

Delo.autor

Leave a Comment