Futboll

Jo vetëm FIFA. Raiola, nën hetim edhe nga Holanda

Agjentët e futbollistëve konsiderohen shpeshherë si një e keqe e madhe e lojës më popullore në planet, e fitimet e tyre me ndërmjetësimin deri në kufijtë e shantazheve, ndonjëherë cënojnë këtë sport.Një prej personazheve më të famshëm në fushën e ndërmjetësimit dhe përfaqësimit të futbollistëve është Mino Raiola, i vënë në shënjestrën e FIFA-s, e tashmë edhe të organeve fiskale holandeze.

Njeriu që përfaqëson interesat e emrave shumë të njohur si Ibrahimoviç, Donnarumma, Balotelli dhe Pogba po hetohet për shmangien e detyrimeve fiskale. Mino Raiola, një ish-picier që ndan jetën e tij mes Holandës dhe Italisë, ka një pasuri që revista “Forbes” e vlerëson në 160 milionë euro, të gjithën të ngritur përmes negociatave të transferimeve.

Hetimet e holandezëve kanë subjekt periudhën nga viti 2014 deri sivjet, pasi rezidenca e agjentit të njohur ka ndryshuar shpesh. Por, një mendim të ndryshëm ka Raiola.

“Nuk jam një qytetar holandez dhe kam lejen e qëndrimit në Montekarlo. Nuk kam asnjë lidhje me ‘Maguire Tax’ dhe me Vendet e Ulëta”, tha agjenti i njohur i futbollistëve. Mino Raiola fitoi 48 milionë euro vetëm nga shitja e Pogba te Manchester United.

Related posts

MERR FUND DILEMA/ MILANI gjen zëvendësuesin e Gattusos, por ka një problem

Isa.Autor

Matuidi: Juventusi? Më duhej dikush, që të më merrte për dore…

Sadik.Autor

PAS HUMBJES NDAJ NAPOLIT/ “Shpërthen” Pirlo: Humbëm për një penallti të dyshimtë. Po të na e kishin dhënë ne…

Delo.autor

Leave a Comment