Futboll

Jose Mourinho është i gatshëm të heqë dorë nga Darmiani për Sandron

Sipas asaj që raporton “The Mirror”, Manchester United është duke u përgatit që të bëjë ofertë gjatë verës për Alex Sandron dhe është i gatshëm t’i ofrojë Juventusit edhe Matteo Darmianin si pjesë të marrëveshjes.

“Djajtë e Kuq” janë duke monitoruar mbrojtësin e majtë që një kohë, Mourinho e do për të konkurruar me Luke Shaw.

Raportohet se drejtuesit e Unitedit do të takohen gjatë verës me ata të “Zonjës së Vjetër” për të diskutuar për çmimin e kërkuar 70 milionë funte.

Lojtari mund të joshet nga oferta e klubit nga “Old Trafford”, pasi i ofron dyfishin e pagës që merr në Itali.

Related posts

PSG “PESHKON” NAINGGOLANIN/ Mesfushori i Interit “INDIFERENT”

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Manchester United triumfon me “POKER”, Roma ndalet në barazim

Delo.autor

SINJAL I MIRË PËR “PANZERAT”? Gjermani-Paraguaji do të gjykohet nga një mik i vjetër

F.autor

Leave a Comment