Futboll

Jose Mourinho: Nëse Man City vazhdon me investime, atëherë Unitedi s’mund të garojë kundër saj

Jose Mourinho e ka pranuar se Manchester United do ta ketë shumë të vështirë të garojë kundër Manchester City in të ardhmen nëse skuadra e Pep Guardiolas vazhdon të shpenzojë shumë në tregun e transferimeve.

Man Cityt i duhen vetëm edhe dy fitore për ta fituar titullin e Premierligës pas ka krijuar një epërsi prej 16 pikëve në krye të tabelës, transmeton Express.

E detyra e Mourinhos për sezonin e ardhshëm do të jetë ta ngushtojë hendekun. Por, 55-vjeçari insiston se do të jetë shumë e vështirë nëse pronarët e Cityt nga Abu Dhabi nuk ndalen se shpenzuari.

“Realiteti është se disa klube kanë qenë të gatshme për të fituar”, ka thënë Mourinho në një konferencë për media.

“Ato ishin të gatshme për të fituar. E kuptoni ku dua të dal? Klubet tjera nuk janë të gatshme për të fituar. Nëse klubet që janë në një situatë më të mirë se ne ndalojnë së investuari dhe ne investojmë, atëherë jemi të barabartë. Nëse ato vazhdojnë të investojnë njëjtë apo edhe më shumë se ne, do të jetë vështirë. Do të jetë e vështirë, është kaq e thjeshtë”, shtoi ai.

Related posts

VIDEO/ Zidane e zëvendësoi, Ronaldo ia nxjerr inatin kameramanit

Q.Autor

Telashe për portierin e Milan, akuzohet për lidhje me Camorra-n

Sadik.Autor

MILAN E KËRKONTE PREJ KOHËSH/ Ylli i Udineses një hap larg firmës me Atletico Madrid. Ja detajet…

Delo.autor

Leave a Comment