Futboll

Katastrofë për Barçën/ Dëmtim i rëndë, ja sa do mungojë Iniesta

​Andres Iniesta ka zgjatje të muskulit të kofshës së djathtë dhe pritet të mungojë një muaj
Barcelona ka marrë një lajm të keq pas ndeshjes ndaj Atletico Madrid, të cilën e fitoi me rezultat minimal 1:0, me golin e Leo Messit.

Gjatë atij takimi u lëndua Andres Iniesta, i cili pësoi një zgjatje të muskulit në kofshën e djathtë.

Sipas Catalunya Ràdio, Iniesta pritet të mungojë nga tre deri në katër javë, duke humbur kështu ndeshjet ndaj Malagas dhe Athletic Bilbaos në la Liga dhe ndaj Chelseat në Ligën e Kampionëve.

 

Related posts

PAS TRIUMFIT NDAJ FRANKFURT/ Talenti i “Topçinjëve” magjeps Emery: I fortë dhe në rritje…

Delo.autor

Nuk është Marcelo/ “Ylli” i Real Madridit pranë transferimit tek Juventusi

Isa.Autor

Arsenali në ‘gjumë’, Klopp ia rrëmben Wenger-it objektivin e janarit

Q.Autor

Leave a Comment