Futboll

Lista e Spalletti: lind Interi i së ardhmes

Inter punon mes të tashmes dhe të ardhmes. Për të tashmen, dhe për të siguruar kualifikimin për në Champions League, trajneri zikaltër, Luciano Spalletti ka aktivizuar të hënën profilin e tij në Instagram. “Ajo dëshirë e madhe e Inter që shoh në sytë tuaj… është ajo që duhet për të luftuar deri në finish”, shkroi si diçiturë të një foto festimi të futbollistëve. Dhe natyrisht nuk harroi që të shtojë hashtag #papushim, atë që tashmë është shndërruar në moton e tij identifikuese.

Ndërkohë, drejtuesit mendojnë për vitin e ardhshëm dhe kanë finalizuar dy goditje e … gjysmë. Blerja e parë e Interit të ri do të jetë Lautaro Martinez, për të cilin ekzistoi edhe tentativa e venitur e Borussia Dortmund, por edhe De Vrij me parametra zero. Emri tjetër për të cilin po punohet është Asamoah. Mungon vetëm sinjali i fundit i rrugës së lirë nga ganezi, që Inter e konsideron të mirëqenë në këtë pikë të tratativave. Pas kësaj faze të parë të fushatës së blerjeve, objektivi kryesor do të jetë ai i përforcimit të mesfushës.

Emrat? Janë shumë: Praet është konstatuar të dielën në sfidën kundër Sampdoria, teksa pëlqehet edhe Torriera, por emri i vërtetë është ai i Barrella të Cagliari që shënoi edhe ndaj Benevento me penallti. Presidenti i ekipit nga Sardenja, Giulini e ka vlerësuar në kuotën e 40-50 milionë euro, sepse do të donte ta mbante edhe vitin e ardhshëm. Inter është i gatshëm të vendosë në dispozicion të tratativës edhe Pinamonti, që u intereson kuqebluve.

ROME, ITALY – SEPTEMBER 20: Stefan De Vrij of SS Lazio celebrates after scoring the opening goal during the Serie A match between SS Lazio and SSC Napoli at Stadio Olimpico on September 20, 2017 in Rome, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Për mesfushën ekziston edhe një emër i ri, është ai i Lucas Tousart të Lyon, i monitoruar të enjten në ndeshjen e Europa League kundër CSKA Moscow. Futbollisti 20-vjeçar i Arras pëlqehet shumë. Ylli i U-21 konsiderohet si një talent për të mos u humbur absolutisht nga shikimi. Por a do të mjaftojë për një Inter kandidat për titull kampion?

Related posts

SYTË E GJITHË GLOBIT TEK NDESHJA ITALI-ANGLI/ Sonte finalja e madhe e EURO 2020 do të jetë “zjarr” i vërtetë

Delo.autor

MILAN-SPEZIA/ Pas një krosimi nga Calhanoglu, Rafael Leao zhbllokon ndeshjen në “San Siro” (VIDEO)

Delo.autor

ZBULOHET PRAPASKENA E MERKATOS SË VERËS/ Ja arsyja pse Hazard refuzoi kalimin tek Bayern Munich

Delo.autor

Leave a Comment