Futboll

Lum trajneri që e ka, Lionel Messi ka vlerën e tre lojtarëve

Javier Mascherano dha një intervistë për “Fox Sports”, në të cilën ai lavdëron shokun e tij dhe shokun e ekipit kombëtar, Leo Messi. “Ne po flasim për dikë të veçantë, që evoluon vit pas viti. Mënyra e tij e lojës ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë.
Kur një trajner ka Leon në dispozicion, ai ka një lojtar sa për tre”. Mascherano, lojtari i Barcelonës në mes të viteve 2010 dhe 2018, nënvizon se Messi bën gjithçka të drejtë. “Ai tërhiqet deri poshtë në fushë, për t’u “armatosur”, për të ndihmuar dhe për të përcaktuar pastaj fatin e ndeshjeve.
Çfarë është Messi? Sipas evolucionit të tij, ai nuk është sulmues, nuk është mesfushor, nuk është golashënues…, por bën mijëra gola”.
Lojtari i kinezëve të Hebei Fortune, gjithashtu, pret më të mirën e Messit në ekipin kombëtar dhe te Barça edhe për disa vite. “Unë shpresoj që Leo të mund të vazhdojë me këtë nivel për Argjentinën dhe për Barcelonën. Leo duket i lumtur dhe kjo, gjithashtu, e ndihmon”.

Related posts

Immobile: “Këpuca e Artë? Higuain dështoi me 36 gola…”

Sadik.Autor

STATISTIKA TË FRIKSHME/ Klubi që ka kthyer “të panjohurin” në mbrojtësin më të mirë të Premier

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Mbrojtësi Hysaj akord me Lazion, pritet vetëm zyrtarizimi tek skuadra e Sarrit

Delo.autor

Leave a Comment