Futboll

Mbappe “show”, Franca kthehet te fitorja kundër Rusisë

Franca , pas humbjes befasuese 3-2 të pësuar të premten e kaluar kundër Kolumbisë, është kthyer te fitorja mbrëmjen e sotme pasi ka mundur me rezultatin 3-1 Rusinë në miqësroe.

Protagonisti i ndeshjes ka qenë sulmues 18-vjeçar i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, i cili ka realizuar dy gola dhe ka udhëhequr “Gjelat” drejt fitores. Goli që ka zhbllokuar ndeshjen ka ardhur pesë minuta para fundit të pjesës së parë, me Mbappe që ka finalizuar në mënyrën më të mir ëtë mundshme pasimin e bukur të marrë nga Pogba.

Goli i dytë i miqve ka ardhur në minutën e 49-të dhe është realizuar nga mesfushori i Manchester United, i cili ka shënuar me një goditje dënimi. Rusët kanë rihapur ndeshjen në të 68-ën me Smolov, por Mbappe e ka mbyllur përfundimisht atë në të 83-ën më një gol “alla Fenomeni”.

Related posts

BËN PARASHIMIN PËR TË ARDHMEN E “PLESHTIT”/ Gazetari i njohur spanjoll: Messi bën gati valixhet nëse…

Delo.autor

Bacca nuk dëshiron të rikthehet tek Milan, shprehet i lumtur te Villareal

Q.Autor

GOL “MAGJIK”/ Messi realizon një mrekulli me këmbën e keqe (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment