Futboll

Messi: Kam luajtur me këtë lëndim për një kohë

Messi e ka vërtetuar se ka probleme të vogla muskulore, por ka luajtur pasi nuk ka dashur të humbasë asnjë ndeshje me Barcelonën.

Lionel Messi ka bërë të ditur se ka luajtur “për një kohë” me probleme muskulore, çka e shtyri të humbasë ndeshjen kundër Italisë, ku Argjentina fitoi 2-0.

“Kam qenë duke vuajtur nga ky lëndim për një kohë”, tha Messi për “TyC Sports” pas ndeshjes.

“Gjithmonë dua të luaj, por rruga për në Kupën e Botës është ende e gjatë. Vendosëm të presim për këtë ndeshje (kundër Italisë) të pushoj, por jam optimist se mund të luaj kundër Spanjës”, shtoi ai.

Messi saktësisht vuan nga mbingarkesa muskulore dhe për të mos rrezikuar, Sampaoli e la jashtë për miqësoren e luksit me Italinë. /Gazeta Express/

Related posts

EMOCIONUESE/ Southgate grumbullon edhe ROONEY, do luajë ndeshjen e…

Isa.Autor

PARA “EL CLASICOS”/ Valverde rikuperon një nga shtyllat e ekipit

Delo.autor

Pas Zinedine Zidane, një tjetër trajner drejtues largohet nga Real Madrid

Isa.Autor

Leave a Comment