Futboll

Milan i bashkohet garës për xhevahirin e Leipzig, Bayern në ankth

Leipzig do të vuajë shumë në merkaton e verës, pasi disa nga klubet më të mëdha në Evropë kanë në fokus yjet e tyre si: Emil Forsberg dhe Timo Werner.

Sulmuesi suedez prej kohësh është në radarin e Bayern Munich, por së fundi edhe Milani me Juventusin kanë shfaqur interes për të dhe pas tyre vjen Arsenali. Pavarësisht se kontrata e tij përfundon në vitin 2022, lojtari i ka kërkuar agjentit të tij, që ta mbajë të informuar për ndonjë ofertë të mundshme.

Maximilian Mirabelli, një admirues i madh i futbollit gjerman dhe veçanërisht i atij suedez. Gjatë këtij viti, kuqezinjtë e kanë parë disa herë talentin e ri suedez, duke konfirmuar reputacionin e tij si një lojtar me vlerë të madhe dhe të përshtatshme për futbollin italian.

Vlera e lojtarit është rreth 25 milionë euro, megjithatë, një shifër e destinuar të rritet për shkak të konkurencës së Juventusit, Arsenalit dhe Bayern Munich.

Në ditët e fundit Forsberg ka tërhequr interesin e Juventusit, me Massimiliano Allegri-n, që i pëlqen shumë suedezi, për të ndryshuar formacionin e tij duke filluar sipas kundërshtarëve. Bardhezinjtë do të përpiqen të përshpejtojnë për mesfushorin, por gara duket e ashpër, pasi Bayern ka kohë që po e monitoron. Gjithashtu “Zonja e Vjetër” ka treguar interes edhe ndaj sulmuesit të Leipzig, Timo Werner, një tjetër objektiv i Bayern.

Për të arritur marrëveshjen me Leipzig, Juve duhet të bëjë një ofertë prej 120 milionë eurosh për të nënshkruar me të dy sulmuesit.

Related posts

SFIDA NDAJ BYLIS-IT/ Trajneri Martini merr lajmin e keq, dëmtohet mbrojtësi Arapi. Ja gjëndja e tij…

Delo.autor

KRITIKON LOJËN E GETAFES/ “Gardiani” Courtois: Ata përpiqen t’ju çorientojnë me faulla dhe ankesa tek albitri

Delo.autor

LEGJENDA ZIKALTËR: CHAMPIONSI është habitati natyral për një klub si INTERI

Isa.Autor

Leave a Comment