Futboll

Ndeshja ndalet në minutën e 13-të, 1 minutë heshtje dhe koreografi për Astorin

Në minutën e 13-të të ndeshjes Fiorentina-Benevento, gjyqtari ka ndalur lojën për më shumë se një minutë. Asnjë incident apo dëmtim, por të gjithë kanë ndalur në fushë. Gjyqtari dha 1 minutë heshtje në kujtim të Davide Astorit në minutën e 13-të, numër që ish-kapiteni i Fiorentinës mbante në shpinë.

Sërish emocione, duartrokitje dhe lot në fushë e në shkallët e stadiumit, ku dhe e krijua një koreografi e jashtëzakonshme në kujtim të kapitenit. Tifozët kanë shpalosur një koreografi të madhe, duke shkruar “Davide 13” në kujtim të Astorit, e gjitha me ngjyrën vjollcë të skuadrës së Fiorentinës.

Related posts

FOTOLAJM/ Derbi Milan-Inter, shihni ku ndodhet flamuri SHQIPTAR

Delo.autor

TIFOZËT NË FESTË/ Suso: MILANI rikthehet madhështor me HIGUAIN, do fitojmë…

Isa.Autor

VDEKJA TRAGJIKE/ Si dukej Kobe Bryant para aksident. Del SELFIE e fundit

F.autor

Leave a Comment