Futboll

‘Nëse shënojmë gol shpejt, kualifikohemi’. Milani beson te përmbysja me Arsenalin

Ishte një nga ata që zhgënjyen në ndeshjen e parë, por për Suson, koha nuk premton për retrospektiva. Së bashku me trajnerin Genaro Gattuso, spanjolli ishte i pranishëm në konferencën për shtyp në prag të sfidës së sotme ndaj Arsenalit.

Mbi rivalin, sulmuesi shpenzoi vetëm fjalë të ëmbla, teksa tha: “Arsenali është një skuadër e bukur që luan një futboll me nivel. Siç u pa edhe në ndeshjen e parë janë shumë të rrezikshëm ndaj duhet të tregohemi tepër të vëmendshëm”.

Ashtu si edhe trajneri i tij, Suso beson te kualifikimi, duke shprehur një këndvështrim të ngjashëm me atë të Gattusos. “Nuk kemi asgjë për të humbur. Përqendrimi dhe vëmendja jonë janë në nivelet maksimale gjithmonë, sidomos në stadiume si “Emirates”.

Nuk duhet të na interesojë aspak se çfarë bën kundërshtari ndaj besoj se do të ishte më mirë të përqendrohemi te vetja jonë dhe detyrat që duhet të bëjmë në fushë. Nëse arrijmë të gjejmë një gol në minutat e para do të ishte diçka pozitive dhe mund të shpresojmë te kualifikimi”, deklaroi Suso.

Milani e humbi 2-0 ndeshjen e parë me Arsenalin në “San Siro” dhe kualifikimi duket i vështirë, por kuqezinjtë besojnë te përmbysja.

Related posts

TIFOZË, PËRQAFIME DHE PUTHJE/ Futbolli në Bjellorusi jeton në një tjetër planet (VIDEO)

Delo.autor

Roma dhe Interi janë të interesuara për Mario Balotellin

Sadik.Autor

“PO LUANI ME NERVAT E MIA”/ Marco Reus shfryn ndaj gazetarit: Gjithmonë i njëjti m*t…

Delo.autor

Leave a Comment