Futboll

Nga elita në Zvicër te Kombëtarja shqiptare, 2018-a ‘e artë’ për Bujar Likën

Bujar Lika ishte surpriza më e madhe në listën e Christian Panuçit për miqësoren e 26 marsit me Norvegjinë. Thirrja ishte aq e befasishme, sa kaloi në plan të dytë edhe risitë e tjera, nga grumbullimi i dy yjeve të kampionatit Kristal Abazaj e Enis Gavazaj, për të vazhduar me mbrojtësin Herdi Prenga.

25-vjeçari Bujar Lika ishte një emër thuajse i panjohur për opinionin në Shqipëri deri në këto momente. Në fakt, shpërthimi i djaloshit nga Ferizaj, që përveç pasaportës shqiptare ka edhe pasaportë zvicerane, ka ardhur pikërisht në vitin 2018.

Gjatë merkatos së janarit u transferua te Grasshoppers në Superligë, pas disa sezoneve të kaluara në ligën e dytë zvicerane me Wohlen dhe Schaffhausen. Klubi nga Zyrihu pagoi 250 mijë euro për kartonin e mesfushorit të krahut të djathtë, që mund të aktivizohet edhe në qendër.

Deri më tani, Lika është aktivizuar titullar në pesë ndeshje me Grasshoppers, duke dhënë një pasim për gol, në ndeshjen që skuadra e tij humbi 2-1 në shtëpi me Lucernën. Pas hapit të madh në karrierën me klube, tashmë lojtarit iu plotësua edhe ëndrra për të veshur fanellën kuqezi dhe ndaj Norvegjisë ka shansin të tregojë vlerat e tij, për tu shndërruar në një element të rëndësishëm të Kombëtares përpara startit të Ligës së Kombeve dhe kualifikueseve të Europianit 2020.

Related posts

Spal-Roma luhet për mbijetesë dhe Champions League

Sadik.Autor

LIGA E KOMBEVE/ MANCINI bën gati LISTË E ITALISË, ka plot SURPRIZA tek “axurrët”

Isa.Autor

CHELSEA-REAL MADRID/ Zidane me “armën sekrete” kundër “Bluve të Lodrës”, ja formacionet e mundshme…

Delo.autor

Leave a Comment