Futboll

Nis sfida miqësore në “Elbasan Arena”, Shqipëria e Panucci-t kundër Norvegjisë

Shqipëria do të luajë sot në orën 19:00 sfidën miqësore të programuar për muajin mars me Norvegjinë në “Elbasan Arena”. Trajneri Christian Panucci do të ketë mundësinë të testojë disa lojtarë të cilët mund t’i shërbejnë Kombëtares për sfidat e ardhshme.

Nuk mungojnë as risitë në ekipin kuqezi, ku për herë të parë janë grumbulluar Abazaj, Gavazaj dhe Kejdi Bare.

 

Shqipëri 0-0 Norvegji

Minutë pas minute

1′ Ka nisur ndeshja miqësore në “Elbasan Arena”

18:50–Në “Elbasan Arena” duket se do të kemi një propozim për martesë. Në një banderolë në tribunat anësore shkruhet “a je gati”, “mendohu mirë”, “shihemi në dasmë”

Një nga anëtarët e grupit “Tifozat Kuq e Zi” ka shkruar: “Përshëndetje çuna. Grupi ynë, siç e dini, vazhdon të jetë në bojkot. Sot kryesia jonë ka vendos që të futemi në stadium 30 minuta pasi njëri prej anëtarëve të kryesisë do t’i bëjë propozim për martesë nuses së tij. Biletat do t’i blejmë rrugës për në stadium. Kush dëshiron të vijë në orën 5, takohemi te lloto. Mbasi të dalim nga stadiumi, të gjithë bashkë do ta shikojmë ndeshjen në lokal”.

18:29—Futbollistët kanë dalë në nxehmje. Tani që janë bërë publike dhe formacionet ato stërviten në grupe. 11 titullare veçmas dhe pjesa tjetër veçmas

 

18:15– Janë bërë publike fomacionet zyratre të të dyjave skuadrave

Shqipëria: Strakosha, Mavraj, Ajeti, Hysaj, Aliji, Xhaka, Qaka, Ramadani, Roshi, Grezda, Sadiku

Norvegjia: Noland, Svensson, Nordtveit, Ajer, Melind, Odegaard, Henriksen, Joanseen, Mohamed Elyuonusi, Tarik Elyuonusi, Johnsen

17:40–Fusha e stadiumit është në gjendje perfekte, ndryshe nga “Selman Stërmasi” ku u stërvit kombëtarja norvegjeze

17:10–Pranë stadiumnit kanë filluar lëvizjet e tifozëve. Ata janë duke u afruar për t’u futur në stadium, ndërkohë që të tjerë vijojnë të blejnë bileta në sportel

 

16:20–Para stadiumit janë rreshtuar forcat e policisë të cilës janë përgjegjëse për mbarëvajtjen e takimit.

16:00–Interesimi për sfidën miqësore të Kombëtares duket i vakët. Në biletarinë e “Elbasan Arenas” nuk janë më shumë se 30 persona kur duhen afërsisht edhe 2 orë nga fillimi ndeshjes.

Related posts

NJERIU I SPEKTAKLIT/ Ronaldinho, buzëqeshja e futbollit. Trashëgimia e tij në një info-grafik

Isa.Autor

Neymar: S’kthehet, më në Paris pas Botërorit!

Sadik.Autor

LIVE/ Skënderbeu-Kastrioti, sulmuesi Krasniqi shënon gol nga 30 metra

Delo.autor

Leave a Comment