Futboll

Nuk ka rotacion ndaj Lushnjës, parimi i Dajës: Te Skënderbeu luan ai që e meriton

Skënderbeu vjen pas fitores më të thellë sezonale në kampionat, një 4-0 ndaj Laçit me dygolësh të Ali Sowe dhe Fidan Alitin e Blerim Krasniqin që gjetën golat e parë me fanellën e bardhekuqve, rivalët janë pas një hendeku të madh në klasifikim dhe sfida e radhës është me Lushnjën praktikisht të rënë nga kategoria, të përgjysmuar nga dëmtimet dhe skualifikimet, por të gjitha këto, nuk ndryshojnë qëndrimin e Ilir Dajës, më saktë principin, atë për ti dhënë vendin e titullarit vetëm atij që e meriton. Sfida me Lushnjën mund të dukej idealja për t’iu dhënë besim atyre që kanë luajtur më pak, por trajneri i qëndron stoik parimit të tij. Luan vetëm ai që meriton. Në minindeshjen e kontrollit që ka zhvilluar në stërvitjen e fundit në Korçë, trajneri ka preferuar që t’iu besojë në pjesën më të madhe titullarëve të përhershëm.

Gledi Mici është stërvitur me skuadrën dhe nuk ndien më shqetësim dhe pritet të jetë gati, ndërkohë që në testin brenda grupit në vend të tij ka luajtur Fidan Aliti i spostuar në të majtë, me Osmanin të kthyer në qendrën e mbrojtjes bashkë me Radas. Risi në mesfushë ku Daja ka përdorur me formacionin e titullarëve Bruno Ditën bashkë me Sabien Lilajn dhe Muzakën, ndërkohë në sulm, sërish të blinduarit Sowe, James dhe Gavazaj. Edhe pse gjithçka mund të ndryshojë në seancën taktike të së premtes, formacioni i titullarëve është një sinjal i qartë nga trajneri që kërkon vlerësim maksimal ndaj Lushnjës, ata që kanë luajtur më pak, ju mbetet të presin për tu futur nga stoli në rast të një avantazhi të shpejtë të Skënderbeut, pasi ndeshja të jetë futur në shinat e duhura.

Related posts

MENJËHERË PAS PUSHIMIT/ Sterling shënon dopietë brenda 4 minutave (VIDEO)

Delo.autor

Valverde vendos ultimatum/ Këta janë lojtarët që dua te Barcelona

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Arrihet marrëveshja, Antonio Conte largohet nga Inter. Ja sa kushton divorci…

Delo.autor

Leave a Comment