Gossip

Partnerja e yllit të futbollit: Kurrë mos e bëni operacion gjoksin

Disa vite më parë ajo iu nënshtrua operacionit për zmadhimin e gjoksit, por sot shprehet se është penduar shumë.

 Bëhet fjalë për Rebeka Vardy, partnerja e sulmuesit të Anglisë, Jamie, e cila gjatë një interviste ka shprehur pendesën për ndërhyrjen e bërë për zmadhimin e gjoksit.

Gjatë intervistës, Rebeka u pyet nëse këtë operacion e bëri për tu dukur akoma edhe më seksi në sytë e bashkëshortit të saj: “Operacionin e bëra sepse numri i vogël i gjoksit më kishte krijuar shumë komplekse. Më kishte ulur vetëbesimin. Ndërhyrja nuk të bëjë aspak me bashkëshortin tim”- u shpreh ajo.

Por a duhet vajzat e reja, të cilat gjithashtu e kanë problem numrin e vogël të gjoksit, të bëjnë ndërhyrje?

“Absolutisht jo. Nëse do të kisha mundësinë të kthehesha pas, nuk do e bëja më këtë gabim. U këshilloj të gjitha vajzave të mos bëjnë ndërhyrje të tilla, pasi është shumë e bezdisur. Unë thjesht e bëra për ta provuar dhe për të rritur besimin tim”.

Related posts

Kolumbia u mposht në fushë, por fitoi në tribuna (FOTO)

Sadik.Autor

REVISTA E NJOHUR ZBULON TRADHTINË/ Neymar takohet fshehur me të fejuarën e ish-shokut të skuadrës (FOTO)

Delo.autor

“KAM PUTHUR NJË TË PANJOHUR”/ Rrëfehet Lei Kraja: Ja momenti intim për të cilin nuk pendohem (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment