Futboll

Pochettino: Kane nuk ka folur me askënd për të ardhmen

“The Sun” raportoi në mëngjesin e së premtes së Harry Kane është zotuar se do të qëndrojë në Tottenham për të paktën edhe një sezon, por gjithçka ka hedhur poshtë trajneri i Spursave, Mauricio Pochettino, duke thënë se sulmuesi anglez nuk ka folur me askënd për të ardhmen.
“Thashethemet? Dua të ju tregojë të gjithëve se këto nuk më pengojnë”, iu tha Pochettino gazetarëve. “Duhet të jetoni me këto thashetheme – janë pjesë e futbollit”.

“E rëndësishme është se thashethemet nuk ndikojnë te klubi dhe lojtarët. Thashethemet e mediave nuk do të ndikojnë kurrë në vendimet tona”.

“Harry është shumë i zhgënjyer pas të mërkurës, a mendoni se ka kohë të diskutojë me mua për të ardhmen? Kjo është e pamundur”, shtoi ai, duke mohuar gjithçka që është raportuar gjatë ditës për Kane.

Ky reagim i Pochettinos e gëzon Real Madridin, pasi duket se gjithçka mbetet e hapur për sulmuesin anglez, i cili mbetet prioriteti kryesor o Los Blancos për sulmin.

Related posts

MERKATO E JANARIT DREJT FUNDIT/ Nga Kukësi te Flamurtari, shikoni të gjitha lëvizjet e bëra

Delo.autor

DERBI I KRYEQYTETIT/ Situatë e njëjtë si ajo e fazës së dytë, shikoni si vjen Tirana

Delo.autor

Po afron loja e pankinave, disa trajnerë prestigjiozë në “ankand”…

Sadik.Autor

Leave a Comment