Futboll

Real Madrid heq dorë nga Harry Kane për një arsye të çuditshme

Mediat në Spanjë raportojnë se drejtuesit e klubit kanë vendosur në dyshim të madh, aftësitë e Kane për të përballuar siç duhet presionin kur luan për Realin e Madrid. Duke i shtuar edhe vlerën e madhe të kartonit të tij, duket sikur interesi është “ngrirë”.

Gazeta “AS” shkruan se te Reali janë të shqetësuar për personalitetin e tij introvert, duke e konsideruar një natyrë disi të tërhequr. Për këtë arsye trajneri Zinedine Zidane, ka vendosur si objektiv parësor Robert Leëandoëski. Edhe pse për polakun ka interes edhe nga Chelsea, Manchester United dhe Paris Saint-Germain, te Reali besojnë se janë në avantazh për të firmosur me sulmuesin e Bayern Munich.

Related posts

Asensio mund të jetë Raul-i i ardhshëm, nëse Zidane…

Q.Autor

Kryeson CR7, ja 10 futbollistët që dominojnë rrjetet sociale në botë

Q.Autor

I KANË MBARUAR “BATERITË”/ Matuidi dëshiron të arratiset për një javë sepse…

Isa.Autor

Leave a Comment