Futboll

Rikthimi i dhunës në futboll dhe kërcënimi për Botërorin 2018

Dhuna në futboll ka ekzistuar pothuajse që nga ekzistenca e këtij sporti duke arritur kulmin me tragjedinë e Heysel në vitin 1985, ku lindi nevoja për ta ndjekur më me seriozitet këtë problem duke krijuar rregullore të ndryshme për ta trajtuar fenomenin, dhe u vendos pezullimi i klubeve për një periudhë pesëvjeçare. Kjo gjë nuk çoi në zgjidhjen e problemit, por solli një menaxhim më efikas. Në Euro 2016, tifozët rusë, anglezë dhe kroatë u përfshinë në akte dhune dhe autoritetet nuk morën masa drastike në mënyrë që të mos dëmtonin imazhin kompeticionit. Në ndryshim me të kaluarën, dhuna gjatë ndeshjeve në ditët e sotme po kryhet nga bandat e organizuara kriminale.

UEFA dhe FIFA janë të vetëdijshëm për autorët dhe klubet që po vëzhgohen janë Spartak Moscow, KS Cracovia, Legia, Feyenoord, Ferencvaros, Marseille, Nice and Lille. Edhe West Ham është në lupën e UEFA për shkak të trazirave fundjavën e kaluar, por klubet e Premier League po kontrollohen me kujdes nga autoritetet angleze.Po atëherë pse UEFA nuk po merr masa? Ata ankohen se policia lokale dhe klubet nuk po bashkëpunojnë mjaftueshëm për të zgjidhur këtë problem dhe shembull më i mirë është se edhe pse kanë kaluar tre javë, në selinë e UEFA ende nuk ka asnjë raport mbi atë që ndodhi jashtë San Mames kur një oficer policie u vra gjatë përplasjes mes tifozerive të Athletic dhe Spartak Moscow.


Edhe në Spanjë ekziston dhuna, por ka arsye për të qenë optimistë sepse një raport i ditëve të fundit tregon se numri i tifozëve të rrezikshëm që udhëtojnë për ndeshjet ka rënë në 53%. Numri i të paraburgosurve është rritur me 130 krahasuar me 66 që ishte sezonin e kaluar dhe shumë tifozë po dëbohen nga stadiumet. Incidenti i fundit ndodhi jashtë stadiumit “Wanda Metropolitano”, ku një tifoz u plagos para ndeshjes Atletico Madrid-Sevilla.

Autoritetet kanë identifikuar gjashtë grupe kryesore tifozerie: Frente Atletico (Atletico Madrid), Riazor Blues (Deportivo), Biris Norte (Sevilla), Malaka dhe Frente Bokeron (Malaga) dhe Iraultza (Alaves). Gjithashtu bëhet e ditur se këto grupe nuk janë të bashkuar vetëm përmes futbollit, por ato gjithashtu ndajnë të njëjtën ideologji politike, atë të djathtë. 

Related posts

SKEDINA E DITËS/ Ja ndeshjet që ju bëjnë me para

Isa.Autor

Kur Ibra duket shumë ‘i vogël’ (Foto)

Sadik.Autor

Gjyla “kërcënon” edhe Kukësin: Nuk kemi çfarë humbasim…

Sadik.Autor

Leave a Comment