Futboll La Liga

Salah Mejri garanton se ylli i Realit nuk do të kalojë te Man. United

Ish-lojtari i Realit të Madridit në basketboll, Salah Mejri është i bindur se Gareth Bale do të qëndrojë te “Los Blancos”. 31-vjeçari luajti për ekipin e basketbollit të Realit gjatë viteve 2013-2015, përpara se të firmoste me Dallas Mavericks në NBA dhe aty u bë shumë shok me Cristiano Ronaldo, Gareth Bale dhe yje të tjerë të ekipit të futbollit.

Duke pasur miqësi me uellsianin, basketbollisti nga Tunizia është i bindur se ai nuk do të transferohet te Manchester United gjatë merkatos së verës.

Mejri mbetet një fans i madh i “Galaktikëve” dhe vazhdon të jetë i interesuar për ngjarjet më të fundit që ndodhin në kampin madrilen.

Ndërkohë Bale është vendosur në qënder të vëmendjes nga shtypi sportiv përsa i përket të ardhmes së tij. Sulmuesi nuk ka shkëlqyer këtë sezon me fanellën e bardhe dhe për këtë arsye e ardhmja e tij në “Santiago Bernabeu” është vendosur në pikëpyetje, me Manchester United si destinacionin e tij më të mundshëm.

Në një intervistë të dhënë Salah shprehet: “Jam shok me disa lojtarë. E njoh Bale shumë mirë, Cristianon dhe Benzema.

Gareth ka qenë i dëmtuar dhe shumë njerëz flasin për të, por unë uroj që ai të qëndrojë. Machester United ësht ekipi im prefuar në Angli, që kur Ronaldo ishte atje, por unë e dua Realin e Madridit.

Njerëzit në Madrid gjithmonë do të presin maksimumin nga ty dhe gjithmonë do të flitet për ty. Por unë e dua Bale dhe shpresoj shumë që të qëndrojë. Mendoj se është shumë herë më mirë të luash me Bale në fushë se sa pa të. Kur ai nuk aktivizohet, ekipi duhet të ndryshojë taktikën, sepse ai është shumë i shpejtë dhe mund të luash nga një krah dhe me Cristianon nga ana tjetër.”

Related posts

(FOTO) Zyrtare/ Largohet nga Barcelona pas 8 sezonesh

Q.Autor

Panuçi nuk e grumbulloi, mesfushori shqiptar i kundërpërgjigjet me gol

Sadik.Autor

MPOSHTET NË MIQËSORE/ Kastrioti humb mes polemikave, Ajazi nuk mjafton ndaj arabëve

Delo.autor

Leave a Comment