Futboll

Salah sfidon Ronaldo-n, Italia pret Messi-n dhe 10 ndeshje kombëtaresh që nuk duhen humbur

Me Kupën e Botës që është shumë afër, kombëtaret do të vazhdojnë përgatitjet me miqësoret e radhës dhe disa prej tyre do të jenë përballje luksi. Këto janë 10 ndeshjet që nuk duhen humbur:

Uruguai-Republika Çeke – 23 mars, 12.35 
Uruguai është një ekip që lufton gjithmonë dhe do të përballet me një ekip që nuk do të shkojë në Kupën e Botës. Luis Suarez do të formojë një sulm të frikshëm me Edinson Cavani-n.

Rusi-Brazil – 23 mars, 17:00 
Vendasit do të presin një nga ekipet favorite për të triumfuar në Rusi. Kjo ndeshje do të jetë një provë për Brazilin, që nuk do të ketë në dispozicion Neymar, lojtari më i mirë i pesë herë kampionëve të botës. Gjithsesi, ata do të kërkojnë t’i japin vazhdimësi ecurisë pa humbje nën drejtimin e Tite.

Portugali-Egjipt – 23 mars, 20:00 

Kjo sfidë do të vërë përballë njëri-tjetrit dy prej sulmuesve më në formë të Europës, me Salah që udhëheq garën për Këpucën e Artë dhe Cristiano Ronaldo, i cili ka realizuar 21 gola në 11 ndeshje.

Peru-Kroaci – 23 mars, 20.30
Do të jetë një mundësi për të parë në aksion dy skuadra që nuk janë favorite për të fituar në Rusi, por që nuk duhen nënvlerësuar. Kjo sfidë premton spektakël pasi të dy skuadrat kanë përbërje lojtarë cilësorë, si Farfan, Modric, Cueva, Rakitic etj.

Serbi-Marok – 23 mars, 20.30
Maroku është në një grup me Spanjën në Kupën e Botës dhe do të përballet me një Serbi që ka në përbërje lojtarë, si Matic dhe Milinkovic-Savic.

Gjermani-Spanjë – 23 mars, 20:45
Mund të konsiderohet një finale e parakohshme duke parë se këto dy kombëtare janë mes ekipeve favorite për të ngritur kupën në Rusi dhe janë dy ekipet që kanë fituar dy botërorët e fundit. Të dy përfaqësueset kanë në përbërje disa prej mesfushorëve më të mirë të botës dhe pritet të zhvillojnë një lojë të hapur.

Holandë-Angli – 23 mars, 20.45 
Holanda nuk do të jetë në Kupën e Botës, por kjo sfidë do të jetë një provë interesante për Anglinë, për të matur përmirësimin e tyre, edhe pse “Tre Luanët” nuk do të kenë në dispozicion Harry Kane për shkak dëmtimi.

Itali-Argjentinë – 23 mars, 20:45
Edhe pse nuk është kualifikuar në Kupën e Botës, Italia mbetet një nga kombëtaret më tërheqëse dhe do të përballet me Argjentinën e Leo Messi-t, teksa trajneri Sampaoli ka akoma dyshime mbi formacionin titullar.

Francë-Kolumbi- 23 mars, 21:00

Kjo përballje do të jetë e mbushur me shumë lojtarë të nivelit të lartë, si Griezmann, Mbappe, Pogba, James Rodriguez, Falcao dhe Muriel. Me pak fjalë, spektakli është i garantuar.

Islandë-Meksikë – 23 mars, 22:00

Një tjetër sfidë mes dy përfaqësueseve që do të marrin pjesë në Kupën e Botës. Chicharito dhe Carlos Vela, dy yjet e Meksikës, do të sfidojnë një Islandë që është përmirësuar ndjeshëm në vitet e fundit.

Related posts

TIFOZËT E REAL MADRID DALIN KUNDËR PEREZ/ Nuk dëshirojnë transferimin e Neymar, ja shkaku befasues

Delo.autor

Guardiola, pas humbjes në derbi: Mendoj vetëm për Liverpool

Sadik.Autor

NUK HARRON ATALANTA-N/ Papu Gomez përgëzon ish-shokët për arritjen në finalen e Coppa Italia (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment