Futboll

SERIE A Inter-Napoli kryefjala e të dielës, Fiorentina fitore për Astorin, Juventusi për kreun

Ta cilësosh Inter-Napoli një duel titulli nuk është e gabuar, edhe sepse fitorja e mundshme e zikaltërve do t’i jepte Juventusit mundësinë e marrjes së kreut përpara kohe.Kjo bën që fitorja e Napolit sot në mbrëmje të jetë thelbësore për të mbajtur të gjallë garën për titullin në Serinë A. Skuadra e Sarrit do të përballet me mbrojtjen e tretë më të mirë të kampionatit në shtëpi dhe kjo e bën misionin drejt tre pikëve të vështirë.Interi nuk humbet në shtëpi prej pesë ndeshjesh, por duhet të luajë edhe kundër statistikave, me zikaltërit që kanë fituar vetëm një nga dhjetë ndeshjet e fundit me Napolin në kampionat. Për kryesuesit e Serisë A, humbja me Romën ndërpreu ecurinë me dhjetë suskese radhazi, por pika e fort cilësohet fakti që skuadra e Elseid Hysajt nuk humbet në 26 ndeshjet e fundit në trasfertë.

Sfidat e së dielës në Serinë A, nisin në mesditë me përballjen e Fiorentinës me Beneventon e vendit të fundit. Fitorja do ti afronte vjollcët me garën për Europën, por edhe do të ishte mënyra më e mirë për të nderuar kapitenin Astori, që u nda përpara kohe nga jeta.

Juventusi luan në shtëpi me Udinesen, që ka humbur tre ndeshjet e fundit në kampionat. Lazio synon të mos humbasë terren nga Roma e vendit të tretë në trasfertën me Cagliarin, ndërsa Atalanta e Etrit Berishës kërkon të kthehet te fitorja në fushën e Bolognas. Pas dushit të ftohtë në Europa League, Milani ka shansin të ringrihet në ndeshjen e orës 18:00 me Genoan.

Related posts

I FIKSUAR PAS “CONTRE STRIKE”/ Zbulohet shifra e konsiderueshme që shpenzon Nejmar për lojën e famshme

Delo.autor

GARA PËR “TOPIN E ARTË”/ Drejtori i “France Football”: Ambicia e Ronaldos ta mbyllë para… Messit

Delo.autor

PENALLTIA PËR REALIN SHUMË BUJARE/ VAR-i nuk duhet të ndërhynte fare. Ja moviola për rastet e diskutueshme në “El Clasico”

Delo.autor

Leave a Comment