Futboll

Sërish probleme për Lionel Messin, nuk luan as kundër Spanjës

Lodhja muskulore në këmbë do t’ia pamundësojë Lionel Messit paraqitjen edhe në ndeshjen tjetër miqësore të Argjentinës, sonte kundër Spanjës në Madrid.

Edhe pse i kishte kompletuar dy seanca stërvitore të dielën dhe të hënën pa asnjë problem, problemi i ngjashëm i është shfaqur atij përsëri të hënën mbrëma, raportojnë mediat spanjolle.

Edhe pse Messit do t’i jepet rasti deri në momentet e fundit të vendosë nëse do të luajë, është e qartë se kapiteni i Argjentinës nuk do t’ia dalë.

Messi ka pasur për qëllim të luajë sonte kundër Spanjës.

“Ideja është të luajë kundër Spanjës”, tha mbrëmë Messi për Fox Sports.

“Më thanë të vendosja nëse doja të luaja kundër Italisë dhe nuk e bëra, por tani kam stërvitur normalisht. Jam ndier mirë, prandaj shpresoj të luaj”, shtoi ai.

Por, dëshira e mijëra adhuruese për ta parë atë nuk do të përmbushet, sipas të përditshmes spanjolle “Marca”.

Vetëm nëse ndodh ndonjë befasi e madhe në momentet e fundit, se Messi nuk do të luajë në Madrid.

Related posts

KAOS NË SFIDËN DERBI/ Tifozët hynë në fushë dhe godasin arbitrin, gjakoset dhe portieri

F.autor

TRONDITET EKIPI KRYEQYTETAS/ Sërish probleme për Romën, dëmtohet “motori” i mesfushës

Isa.Autor

KËRKON TË “BLINDOJË” TRAJNERIN/ Juventusi është gati t’i ofrojë Allegrit kontratë të re…

Delo.autor

Leave a Comment