Gossip

Shevchenko çmendej pas meje, sot është Ronaldo që çmendet

Është tifoze e Inter që në fëmijëri. Punon në televizion prej vitesh. Është një prezantuesetelevizive dhe nuk është marrosur kurrë pas një futbollisti. Por do të ishte e gatshme të bënte një përjashtim për Cristiano Ronaldo-n, pasi i ka rezistuar vardisjes së Pippo Inzaghi-t. Emenauela Folliero, imazhi i Mediaset dhe Rete Quattro, ka folur për jetën e saj në një intervistë të dhënë për të përjavshmen “Sono”.

 

Andriy Shvchenko, ish-sulmues i Milan, ishte magjepsur nga ajo. Do të kishte bërë gjithçka ishte e mundur për ta takuar, por fati ka dashur që sulmuesi ukrainas të dilte në pozicion jashtë loje. “Taksisti që ka qenë shoferi i tij më ka thënë se ishte i dashuruar marrëzisht pas meje dhe se ishte i gatshëm të bënte gjithçka për të më takuar. Më vjen keq që e kam mësuar këtë pas gjithë këtyre viteve”, ka thënë ajo.

 

Por nuk ka qenë e vetmja anekdotë e rrëfyer nga prezantuesja. Një tjetër ka pasur lidhje me kohën kur Pippo Inzaghi iu vardis për një kohë të gjatë, por edhe ai pati fatin e shokut të tij të sulmit. “Një lojtar për të cilin do të bëja një çmenduri? Më pëlqente Platini. Sot më pëlqen Cristiano Ronaldo sepse interesohet shumë për çështjet sociale. Është një djalë i bukur dhe një lojtar i fortë”, ka thënë Folliero.

Related posts

E PAZAKONTË/ Përdori GRUAN për njoftime të “nxehta”, 6 muaj BURG për ish-futbollistin e njohur

Isa.Autor

Leo Messi “kopjon” Ronaldon, zgjeron markën e vet në Ibiza

Sadik.Autor

Duka: Baste vendos, por skedinat nuk i kam qejf. Ndeshja më e bukur për mua ajo me…

Sadik.Autor

Leave a Comment