Futboll

Shpëtim Duro: Periudhë vendimtare, me Kukësin të mos vendosë arbitri

Flamurtari do të kërkojë të largojë krizën. Kuqezinjtë nuk fitojnë prej 6 takimesh dhe në sfidën ndaj Kukësit duhet që kjo skuadër të ringrihet në këmbë. Trajneri Shpëtim Duro në prag të përballjes ndaj kampionëve vlerëson ekipin e Pacult, por pretendon maksimumin nga lojtarët e tij, me shpresën që kjo ndeshje të mos ndikohet nga gjykimi.

Kemi zhgënjyer në javët e fundit dhe, nëse duam të shkojnë në Europë nëpërmjet kampionatit, duhet të marrim maksimum në ndeshjet e mbetura. Kukësi është kampion në fuqi, me lojtarë shumë cilësore, megjithatë ne kemi treguar se jemi të aftë dhe e kemi organikën për ta përballuar këtë kundërshtar. Gjykimi? Është bërë gangrenë për ne, shpresoj të mos ndikojë dhe të fitojë më i miri.

Pas një periudhë prej 2 muajsh, ku Flamurtari ishte i pushtuar nga mungesat, tashmë tekniku 58-vjeçar e ka thuajse të plotë organikën, me përjashtim të Juffos, për këtë arsye Duro kërkon më të mirën nga skuadra.

Pauza e kampionatit na shërbeu, sepse rikuperuam shumë futbollistë. Nurkovic dhe Tounkara janë 100%, ndërsa Muarem besoj javën e ardhshme do të rikuperohet plotësisht. Shpresojmë të kemi edhe mbështetjen e tifozëve. E di që i kemi zhgënjyer në javët e fundit, por tani më shumë se kurrë na duhet mbështetja e tyre, pasi kemi edhe gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Duro komentoi shkurtimisht edhe dënimi prej 10 vitesh që përcaktoi UEFA ndaj Skënderbeut duke e quajtur një lajm aspak pozitiv për futbollin shqiptar

Dënimi i Skënderbeut nuk është lajm pozitiv si për futbollin shqiptar, duhet të përqendrohemi te ndeshjet tona.

Flamurtari ka grumbulluar vetëm 2 pikë në 6 takimet e fundit, ç’ka ka bërë që vlonjatët të zbresin në vendin e 6 në klasifikimin e Kategorisë Superiore.

Related posts

SKANDALI/ 200 udhëtime “fantazmë” të paguara nga Ronaldo. Si u mashtrua nga agjenti

Delo.autor

Kupa e Botës/ Publikohen formacionet zyrtare të takimit Portugali-Marok

Sadik.Autor

E PAPRITUR/ Kërcënohet me vdekje Presidenti i klubit të njohur. Dyshohet…

F.autor

Leave a Comment