Futboll

Shqipëria U-21/ Manaj dhe Sherri optimistë para sfidave me sllovakët

Shqipëria U-21 vijon përgatitjet për dy ndeshjet eliminatore me Sllovakinë, në kuadrin e grupit 2. Në konferencë për shtyp ditën e sotme kanë dalë sulmuesi Rey Manaj dhe portieri Alen Sherri. Ndër të tjera, ata nënvizuan para gazetarëve:

Manaj – “Kam një vit e gjysmë që mungoj te Shpresat. Çfarë ka ndryshuar? Unë besoj se pak gjëra kanë ndryshuar. Gjëja kryesore është që ekipi të luajë mirë, të marrë rezultate. Një lojtar, dy apo tre të tillë, nuk do të thotë asgjë. Para së gjithash është ekipi Shpresa, ndaj nuk duhet të fokusohemi kush mungon, kush nuk vjen dhe gjëra të tjera.

Debati i fundit për mua, në lidhje me kartonin e verdhë? Kisha katër kartonë të verdhë dhe këtë ndeshje nuk mund të luaja me skuadrën time. Nuk e mora me qëllim kartonin e fundit të verdhë, meqë do të vija me kombëtaren. Më mirë kështu, se tani, kur të kthehem, nuk do të mungoj më asnjë ndeshje për shkak kartonësh, sepse i kam zeruar për momentin.

Nuk jam thirrur te kombëtarja e parë, por te U-21. Kthimi im nga kombëtarja e parë te Shpresat? Besoj se pak ndryshime ka. Dy eliminatoret që kemi ndaj Sllovakisë tani janë më të rëndësishme se miqësorja që ka ekipi i parë.

Me Norvegjinë është vetëm një miqësore. Shpresoj që në këto dy ndeshje me ekipun U-21 të marrin rezultatet që duam dhe nuk mendoj për asgjë tjetër. Të gjithë lojtarët duhet të kenë përgjegjësi kur veshin fanellën kuqezi”.

Sherri – “Te Vllaznia jam titullar i padiskutueshëm, ndaj jam thirrur edhe te Shpresat. Rivaliteti? Të tre portierët e thirrur nga trajneri Bushi, besoj se jemi të mirë. Stafi ka zgjedhur me shumë kujdes në gjithë kampionatin shqiptar.

Mendoj se jemi të tre në të njëjtin nivel dhe stafi do ta vendosë se cili do të jetë titullar. Jam i sigurtë se ai që do të luajë do ta bëjë detyrën më së miri.

Te Shpresat i rëndësishëm është grupi. Kemi lojtarë shumë të mirë, ndaj i kemi mundësitë me i nxjerrë dy ndeshje pozitive ndaj Sllovakisë. Ekipi duket i qetë. Jemi të gjithë të fokusuar dhe po punojmë fort. Po bëjmë edhe dy stërvitje në ditë për ndeshjet me Sllovakinë. Jemi të gjithë optimistë, pasi Sllovakia nuk ka asgjë më shumë se ne”.   

Related posts

INTERI NIS FESTËN/ MODRIC i është premtuar ZIKATËRVE, nuk do rinovojë me REALIN

Isa.Autor

PARTIZANI “mes” protestës së studentëve/ JUVENTUS dhe INTER bëjnë “paqe” para derbit

Isa.Autor

NJË NDËR KANDIDATËT PËR STOLIN E BARCELONËS/ Xavi “leksion” Valverdes: Ja si fitohet Championsi…

Delo.autor

Leave a Comment