Futboll

Shtyn bisedimet me Federatën Italiane, Ancelotti vë në alarm Chelsean dhe Arsenalin

Carlo Ancelotti ka lënë të kuptohet se është në pritje të një oferte të duhur nga Liga Premier, duke qenë se i ka shtyrë bisedimet me Federatën Italiane të Futbollit deri në verë.

 

Strategu italian është pa punë prej se u shkarkua nga Bayern Munichu, ndërsa është lidhur me një rikthim në Angli.

Në vitin 2010, Ancelotti e fitoi Ligën Premier dhe Kupën FA me Chelsean, mirëpo u shkarkua nga Roman Abramovich. Sidoqoftë, ai ka rregulluar raportet me pronarin e Bluve dhe është përmendur si një nga kandidatët për ta zëvendësuar Antonio Conten në Stamford Bridge.

Nga ana tjetër, Arsenali planifikon ta largojë Arsene Wengerin, ndërsa 58-vjeçari është njëri prej kandidatëve për ta zënë vendin e tij, shkruan tg.

Kur është pyetur se a do të bëhet përzgjedhësi i ardhshëm i Italisë, Ancelotti ka thënë: “Përgjigja ime është kjo: ‘Federata tani me ndihmën e CONI (Komitetit Olimpik të Italisë), duhet të krijojë strukturën e vet të re, pas të cilës do të merret një vendim”.

“Unë nuk mund të marr një vendim tani. Ka nevojë për qartësi, pastaj mund të mendoj rreth kësaj teme, megjithatë qëllimi im akoma është që të drejtoj një klub”.

“Ende nuk e di, gjithçka është në një sezon që po zhvillohet, duhet të presim disa muaj”, ka deklaruar ish-trajneri i Juventusit, Milanit, PSG-së e Real Madridit.

Ancelotti ka thënë se nuk do ta bëjë punën e trajnerit në Francë dhe në Gjermani, derisa në Itali opsioni i vetëm është Milani. Ai u largua nga Spanja në vitin 2015 (nga Reali), ashtu që Anglia është destinacioni më i mundshëm.

Related posts

Gavazaj zgjedh Rusinë, është afër kalimit tek skuadra e Yenisey

Isa.Autor

LIVE/ Shqipëri-Maltë: Skemë fantastike nga goditja e dënimit, Shefiti shpërblen Bushin (VIDEO)

Isa.Autor

Kroacia shpreson, në finale shënojnë më shumë “italianët”

Isa.Autor

Leave a Comment