Futboll

Sidrit Guri: Ia dalim edhe pa Bakajn/ Pacult më ndihmon shumë

Keni shënuar 2 gola, duke e çuar në 10 në total. A po bëheni ju pasardhës i Bakajt?
Guri: Me largimin e Bakajt, përgjegjësia ime është më e madhe për të shënuar. Mendoj se po bëj mirë dhe duhet të vijojmë kështu. Edhe me Shkodrën ndihem mjaft mirë, pasi ka edhe ai shumë cilësi. Duhet të vazhdojmë edhe pa Bakajn.

Trajneri ka folur me shumë superlativa për ju. Mendoni se edhe ai pret më tepër nga ti?
Guri: Patjetër. Ai nuk mi vë në dukje lojërat e mira, por vetëm defektet, pasi më thotë gjithmonë se mund të eci shumë përpara.

Cili është objektivi juaj personal për këtë sezon? Sa gola synoni të shënoni?
Guri: Në fillim kam pasur si synim të shkoj në kuotën e 15 golave, por rëndësi ka që gjërat të shkojnë mirë edhe për ekipin, pasi golat vijnë vetë më pas.

Pse kaq shumë tension?
Guri: Ishte një ndeshje që duhet ta fitonim, pasi po gjykohemi shumë se nuk dimë të fitojmë në fushën tonë. Nuk dua të flas për arbitrin sot, por besoj se loja e fortë dhe dëshira për fitore, nga të dy skuadrat, prodhoi pak tension.

Sa e vështirë është të luhet në ‘Zeqir Ymeri’, duke pasur parasysh cilësinë e fushës?
Guri: Cilësia e terrenit nuk është shumë e përshtatshme, por mendoj se kjo është e njëjtë për të dy ekipet. Mendoj se klubi bëri mirë që vendosi të luajmë këtu pjesën e mbetur të sezoni, pasi do të ndjejmë më shumë përkrahjen e tifozërisë. Duhet t’ia dalim deri në fund të sezonit.

Related posts

KËRKON EKIPIN TË “ZGJOHET”/ Bernardo Silva: Ne humbëm kontrollin emocional, për ne nuk…

Delo.autor

Ka festë tek Egjipti/ Salah nis stërvitjen me skuadrën dhe pritet të jetë në fushë më…(FOTO)

Sadik.Autor

Pesë të huaj në fushë, shtohen klubet me kërkesë zyrtare

Isa.Autor

Leave a Comment