Futboll

SKANDALI: “The Guardian” kryqëzon “bosat” e Skënderbeut për trukimet: Ja aferat nga Bode, Zeqo dhe Takaj

Nje nga mediat me prestigjoze ne Britani, “The Guardian”, i ka kushtuar nje artikull ne numrin e sotem te saj trukimeve te klubit shqiptar Skenderbeut.

Te fiksosh rezultatet e ndeshjeve si askush me pare”, eshte titulli i artikullit te medias britanike qe ka shkruar per nje nga ngjarjet me te renda ne futbollin shqiptar dhe ate europian.

Gjithçka që Skënderbeu ka arritur është në prag të diskreditimit nga hetimi më i jashtëzakonshëm i fiksimit të ndeshjeve të të gjitha kohërave“, thuhet ne artikullin e “The Guardian” qe flet dhe per protesten e tifozave korçare te cilet me 21 shkurt permes nje tubimi masiv ne qendren e qytetit te tyre kerkuan nga UEFA qe te mos denonin skuadren e tyre.

Gjithashtu, te perfshire ne keto trukime jane dhe tre drejtuesit kryesore te Skenderbeut, ish presidenti Agim Zeqo, presidenti aktual Ardjan Takaj, si dhe ish Ministri i Financave Ridvan Bode.

Per “The Guardian” Zeqo i ka mohuar keto akuza.

Unë jam i gatshëm të përballen me akuza të tilla publikisht, duke përfshirë çdo gjykatë nëse është e nevojshme“, shprehet Zeqo.

Ndersa, Ridvan Bode u shpreh:

Unë kurrë nuk kam qenë pjesë dhe kurrë nuk kam qenë në dijeni të ndonjë përpjekjeje për të ndikuar në rezultatin e çdo ndeshje”, theksoi ish Ministri i Financave per “The Guardian”.

Kujtojme qe dy inspektoret e UEFA-s kane kerkuar nje denim 10-vjeçar per klubin e Skenderbeut per ta perjashtuar nga Kupat e Europes dhe 1 milion euro gjobe.

Gazeta TemA do te publikoje sot shkrimin e plote te prestigjozes “The Guardian” per skandalin me te rende te futbollit shqiptar qe ka kaluar kufijte duke bere jehone ne mediat nderkombetare. (TemA)

Related posts

JEP LAJMIN E ËMBËL/ Mesfushori Lenjani bëhet baba për herë parë dhe zbulon emrin e të birit (FOTO)

Delo.autor

Ronaldo i “çmendur”/ Portugezi i prish festën Real Madridit me deklaratën e tij

Sadik.Autor

ISLANDË-SHQIPËRI/ Tifozët shqiptarë shpalosin banderolën në stadiumin e islandezëve (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment