Futboll

Sulmuesi i Man United: Jam rreshteri i Mourinhos

Romelu Lukaku beson se Jose Mourinho e sheh atë si rreshter në fushë në Manchester United.
Sulmuesi 24-vjeçar ka qenë pjesë kyçe e ekipit të Jose Mourinhos që prej se iu bashkua nga Evertoni për një shumë të raportuar fillestare prej 84 milionë euro, duke qenë titullar në 28 nga 29 ndeshjet e Unitedit në Premierligë këtë sezon.

Lukaku i ka shënuar 23 gola në të gjitha garat por vazhdimisht është lavdëruar nga trajneri për angazhimin në fushë dhe kontributin e përgjithshëm në ekip.

Mendoj se trajneri, në mendjen e tij, me sheh si rreshter në fushë. Kjo është e çuditshme për një sulmues sepse zakonisht të tillë janë mesfushorët”, ka thënë Lukaku për Sky Sports.

Gjithmonë kam punuar zellshëm dhe jam mirënjohës por në fund të fundit jam sulmues dhe më duhet të shënoj gola. Ai ka qenë shumë i mirë me mua por mendoj se ai e di se unë kam mendësi ushtari”, shtoi ai.

Related posts

“REALI NJË ËNDËRR E BËRË REALITET”/ Rrëfimi i Mbappe: Luaj te klubi më i mirë në planet

F.autor

“PO NA SHKRUAN MESAZHE…”/ Klubi rus tallet keq me Napolin pas shortit me Barcelona-n e Xavit

Delo.autor

Kane dhe Neymar, Botërori i shenjtërimit. Sulmuesi anglez bomberi, ndërsa braziliani më i rrezikshmi

Sadik.Autor

Leave a Comment