Futboll

Superiorja, Teuta shtang Partizanin. Imiton Beneventon me Milanin

Teuta ka bërë mrekullinë në “Niko Dovana”, teksa i kanë hequr dy pikë rivalëve të Partizanit dhe kanë rrëmbyer kështu një pikë me peshë në luftën e saj për mbijetesë në Superiore. Kjo, falë një supergoli të shënuar nga portieri Moçka në minutën e fundit shtesë të takimit, pas krosimit nga këndi.

Partizani dukej se do të fitonte, mes vështirësive të mëdha, përballjen me “djemtë e detit”, teksa kishin shënuar që në pjesën e parë me anë të Prognit.

Por takimi mund të kishte marrë rrjedhë tjetër, nëse Çyrbja i Teutës do të kishte shënuar nga 11-metërshi në minutën e 17 të pjesës së parë, një goditje që u neutralizua nga portieri mik, Hoxha.

“Demat e kuq” vijojnë të humbasin terren nga zona e Europës dhe e shohin veten në kuotën e 32 pikëve, 4 më pak sesa Flamurtari i vendit të tretë që ka edhe një ndeshje më shumë për të luajtur, atë ndaj Vllaznisë në “Loro Boriçi” të Shkodrës, ditën e hënë.

Për Teutën, kjo ishte një ndeshje jetike, pasi durrsakët janë në nevojë të pikëve të çmuara që do t’i mbajnë ata larg zonës së ftohtë të renditjes, ndërsa tashmë e shohin veten me pikë të barabarta me shkodranët, me këta të fundit që renditen më poshtë, por që kanë një ndeshje më shumë për të luajtur.

 

Related posts

E BUJSHME/ Nëse dështon me “Ekuban”, Partizani në sulm për lojtarin e Torinos

Isa.Autor

Barcelona – Real Betis/ Formacionet: Messi starton për katalanasit pas lëndimit

Isa.Autor

E ARDHMJA E YLLIT BRAZILIAN NË FOKUS/ Presidenti i klubit Santos beson: Neymar do të transferohet te Real Madrid…

Delo.autor

Leave a Comment