Sulmuesi gjerman, Timo Werner insiston se do të qëndrojë te Leipzig edhe sezonin e ardhshëm, pavarësisht se në drejtim të tij ka oferta të rëndësishme nga Bayerni i Mynihut dhe disa klube nga Premier League.
Manchester United, Liverpool dhe Arsenal kanë shfaqur interes për Werner, i cili është autor i 31 golave në 55 ndeshje të Bundesligas, që kur firmosi me Leipzig para 2 vitesh. 22-vjeçari e pranon së ëndërron që të luajë në Angli, por diçka e tillë nuk do të ndodhë në të ardhmen e afërt, pasi për momentin është plotësisht i përqëndruar me ekipin gjerman.