Futboll

Tre skuadra angleze interesohen për sulmuesin e Real Madrid…

Benzema është lakuar për një largim të mundshëm nga “Bernabeu” në fund të sezonit si pasojë e formës së dobët që ka treguar në shënimin e golave me Real Madrid. Sulmuesi francez ka shënuar vetëm tetë gola në të gjitha veprimtaritë dhe veç katër prej tyre kanë ardhur në La Liga. Zinedine Zidane preferon që në sezonin e ardhshëm të luajë me Cristiano Ronaldo si qendërsulmues dhe në këto kushte hapësirat për Benzema do të jenë të kufizuara, duke e detyruar francezin të mendojë për një të ardhme larg La Liga.

Karim Benzema

“Don Balon” ka shkruar se Real Madrid është i gatshëm të dëgjojë ofertat për 30-vjeçarin dhe se tre klube të Premier League janë të interesuara për të. Duket se Liverpool, Arsenal dhe Manchester City janë gati të investojnë për numrin 9, edhe pse presin që të ulen pretendimet financiare të Real Madrid që për momentin kërkon 50 milionë euro. Ndërkohë, Benzema vazhdon të mbetet jashtë kombëtares franceze dhe nuk do të luajë në Kupën e Botës, verën e ardhshme në Rusi, si pasojë e skandalit të një video santazhuese ndaj Mathieu Valbuena.

Related posts

MAKTHI MERR FUND/ FSHF merr vendimin për hedhjen e shortit të Superiores

Delo.autor

“Topin e Artë” apo Kupën e Botës? Ja kë zgjedh Luca Modriç

Isa.Autor

“MË KA TRADHTUAR…”/ Ish e dashura zbulon historinë e çuditshme të yllit të futbollit amerikan

F.autor

Leave a Comment