Futboll

U dëmtua kundër Lokomotivës, Felipe Luis humbet sezonin dhe Botërorin

Ka rezultuar fatale përpjekja e Felipe Luiz për t’i larguar topin nga këmbët sulmuesit të Lokomotiv Moscoë mbrëmë në ‘Europa League’. Si pasojë mbrojtësi mori një goditje tepër të fortë nga pas në këmbën e majtë duke lënë fushën i dëmtuar dhe duke u larguar me barelë.

 

Pas kthimit nga Moska, braziliani u është nënshtruar provave radiologjike në Madrid për të ditur shkallën e dëmtimit. Nga ekzaminimet mjekësore mësohet se 32-vjeçari ka frakturë të fibulës së këmbës së majtë e për rrjedhojë humbet pjesën e mbetur të sezonit me Atleticon, por me te gjitha gjasat edhe Botërorin “Rusi 2018” dhe përgatitjet parasezonale.

Si pasojë trajneri i Brazilit, Felipe Luiz, me shumë mundësi si zëvendësues në Botëror do të zgjedhë Alex Sandro-n, futbollistin e Juventusi-t. Padiskutim që edhe ky do të jetë një zëvendësues në shumë ndeshje pasi Marcelo prej kohësh e ka të sigurtë vendin e titullarit.

Related posts

NGA FJALËT TEK FAKTET/ Marotta konfirmon 2 blerjet e para të Interit, ja 4 objektivat për verën

Delo.autor

“KËTO JANË GËNJESHTRA, NUK E DI PSE DALIN”/ Taulant Xhaka zbulon pse nuk vjen në kombëtare

Delo.autor

LISTA/ 10 lojtarët e famshëm që veshën fanellën e Milanit dhe të Interit..!

Q.Autor

Leave a Comment