Futboll UEFA

I vetmi shqiptar në Europë, Strakosha sfidon kundërshtarët e Skënderbeut

Pas skuadrës së Skënderbeut, një tjetër “shqetësim” shqiptar për Dinamon e Kievit. Në raundin e 1/8- ave të Ligës së Europës, skuadra ukrainase do të përballet me Lacion e Thomas Strakoshës. Në stadiumin “Olimpico”, vendësit e Inzagit do të tentojnë ringritjen pas disfatës me Juventusin në minutat e fundit, diçka që do të tregojë realisht karakterin që ka ekipi bardhekaltër. Strakosha- Nuk ka rivalë për Thomas Strakoshën në portën e Lacios.

Kompeticioni në këto momente u bë shumë i rëndësishëm dhe shqiptari do të luajë titullar kundër Dinamos për të ndihmuar skuadrën e tij që të arrijë një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë.

Tani ai nuk është më surprizë në ekipin bardhekaltër, por një siguri në prapavijë që jep garanci për trajnerin Inzagi dhe repartin e mbrojtjes. Portieri i Kombëtares shqiptare është i vetmi shqiptar që ka mbetur në garat europiane, pasi të tjerët janë eliminuar më parë.

Në konferencën për shtyp përpara mediave italiane, trajneri i Lacios e pranoi se skuadra nuk është në formë të mirë, por do të kërkojë patjetër të marrë një rezultat pozitiv. “Është e vërtetë që nuk jemi në formën tonë më të mirë, por duhet të reagojmë. Kemi humbur dy ndeshje që nuk meritonim t’i humbnim, atë në Kupën e Italisë dhe atë ndaj Juventusit.

Duhet të tregojmë forcën tonë, por e dimë që Dinamo e Kievit është një skuadër me traditë në Europë. Për këtë ndeshje nuk kam gati Marusiçin dhe Kaseresin, ndërsa pjesa tjetër është gati dhe kam luksin e zgjedhjes”, tha trajneri. Në konferencë doli edhe sulmuesi Imobile, i cili nuk e fshehu dëshirën për të fituar “Këpucën e Artë”.

Related posts

NUK ISHTE ASNJËHERË…/Futbollisti italian thyen rekordin negativ në Premier League

Isa.Autor

I PREMTOI 30 MIJË NË KËMBIM TË QENIT/ Një person padit ish-sulmuesin e LiverpooL. Ja arsyeja…

Delo.autor

DEKLARATA PAS HUMBJES NDAJ LIVERPOOLIT/ Sarri: Mendoj se po shkojmë në rrugën e…

Delo.autor

Leave a Comment