Futboll

Yjet e Norvegjisë: Shqipërinë e bëmë të duket keq, diferencat ishin të mëdha në fushë

Dy nga emrat më të evidentuar te Norvegjia kanë komentuar edhe triumfin përballë kuqezinjve. Në intervistat për mediat vendëse në përfundim të fitores me Shqipërinë, kapiteni dhe lojtari në pronësi të Realit kanë treguar diferencat që janë shfaqur në fushë gjatë 90- minutëshit në “Elbasan Arena”. Stefan Johansen, lideri i skuadrës që mban shiritin e kapitenit, ka kërkuar që gjithçka të shkojë në favor të norvegjezëve.

odegard shqiperia

“Meritojmë vlerësime për atë që bëmë. Luajtëm më mirë dhe e bëmë Shqipërinë që të duket keq”, është shprehur kapiteni. Diferencat ishin të mëdha në fushë dhe Norvegjia do të kishte triumfuar me rezultat më të thellë po të mos ishte për Strakoshën, i cili ka bërë një sërë ndërhyrjesh vendimtare. Futbollisti në pronësi të realit ka treguar se skuadra e tyre duhet t’i mbyllë më shpejt ndeshjet.

“U mbrojtëm mirë ndaj Shqipërisë dhe ishim më mirë se ata. Nëse do të shfrytëzojmë çdo rast që krijojmë, atëherë do të sigurojmë më shpejt rezultatet e ndeshjeve”, ka deklaruar Martin Odegard.

Related posts

Gjest i turpshëm! Tifozët e PSG-së qëllojnë Ronaldon

Q.Autor

FITORE HISTORIKE/ Wolves kualifikohet për herë të parë në Europa League (VIDEO)

Delo.autor

SHKATËRROI ZVICRËN ME TRI PERLA/ Ronaldo theu edhe tabunë 30-mujore

F.autor

Leave a Comment