Futboll

Yjet që rrezikojnë të mos jenë në Botëror

Kanë mbetur edhe tre muaj para se të fillojë Botërori 2018 që do të zhvillohet në Rusi. Kupa e Botës do të startojë më 14 qershor dhe ka disa lojtarë që nuk është e sigurt nëse do të jenë pjesë e saj apo jo, kjo për shkak të dëmtimeve që kanë pësuar me ekipet e tyre respektive gjatë kampionatit.

Sulmuesi i Anglisë, Harry Kane mbeti i lënduar në ndeshjen që Tottenham zhvilloi ndaj Bournemouth. 24-vjeçari pësoi një goditje në kyçin e këmbës pasi u përplas me portierin kundërshtar. Nuk dihet ende nëse futbollisti i “Tre Luanëve” do të jetë i gatshëm për Botërorin. Në rast të kundërt do të jetë një mungesë e madhe për kombëtaren britanike.

Një tjetër rast është edhe ai i Neymar. Sulmuesi mbeti i dëmtuar në përballjen ndaj Marseille në kampionat, ku mungoi edhe në takimin e humbur të PSG-së ndaj Real Madrid në Champions. 26-vjeçari u detyrua që të operohej urgjent në atdheun e tij që të rikuperohet për të qenë gati për Kombëtaren e tij Brazilin në Rusi.

Përveç dyshes sulmuesi të Anglisë dhe Brazilit, janë edhe disa lojtarë të tjerë të cilët rrezikojnë të humbasin pjesëmarrjen në këtë Botëror. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Manchester City dhe të kombëtares Franceze, Benjamin Mendy, është operuar në gju në shtator dhe nuk dihet ende nëse do të jetë në dispozicion për Deschamps, ashtu sikurse dyshohet edhe për prezencën e Kingsley Coman dhe Alexandre Lacazette.

Te Belgjika, Steven Defour, i cili është operuar në janar mund të jetë një mungesë e madhe për Roberto Martinez. Pa harruar portierin e Gjermanisë, Manuel Neuer, i cili është akoma drejt rikuperimit, por për fat të mirë ka një zëvendësues perfekt siç është Marc-Andre Ter Stegen.

Andres Iniesta (Spanjë), Dembelé (Francë), Aguero (Argjentinë), Thiago Alcantara (Spanjë), Semedo (Portugali), Diego Costa (Spanjë) … Është një listë e gjatë lojtarësh, të cilët dyshohet që mund të mungojnë, megjithëse nuk kanë lëndime, disa prej tyre janë edhe këto që përmendëm më lart.

Related posts

Tregolësh dhe shifra rekord, Puscas bën të ëndërrojë Inter-in

Q.Autor

Njihuni me Les Herbies, skuadrën që do të sfidojë PSG në finalen e Kupës

Sadik.Autor

Maldini: Më duket e vështirë që Milan të kthehet i madh, por është edhe faji i tij

Q.Autor

Leave a Comment