Futboll

Zbulohen “sekretet” e Andre Silva, ja ato që nuk dinit për portugezin e Milan…

ndre Silva ka bërë për vete tifozët e Milan me një gol në sekondat e fundit. Ishte goli i parë i portugezit në Serie A, por që i dha kuqezinjve fitoren në Genoa dhe mundësinë për të vazhduar garën për një vend në Champions League. Gjithashtu, ka nisur të largohet hija e një krize shqetësuese personale, por cili është “njeriu i ndeshjes” së “Marasi”. Sigurisht që këto gjëra në lidhje me të nuk i dinit…

KARDIF – Shumë pak e dinë se Andre Silva nuk ishte në listën e merkatos së Fassone dhe Mirabelli. Ndoshta nuk e njihnin fare. Por pasi morën një “jo” të thatë nga Alvaro Morata dhe u ndeshën në pengesa nga menaxherët e Pierre Aubameyang dhe pasi Torino pretendoi 100 milionë euro për Belotti, ja që në Kardif, gjatë finales së Champions League, drejtuesit e Milan takuan rastësisht menaxherin e portugezit, të famshmin Jorge Mendes. Ai i bëri të mendojnë për blerjen e qendërsulmuesit nga Porto. Mes Mendes dhe pronarit të Milan, Yonghong Li, flitet se ka marrëdhënie shumë të mira, jo vetëm në lidhje me futbollin. Në këto kushte erdhi blerja e lojtarit për 38 milionë euro…

1000 EURO – Duke mbetur te 38 milionë eurot, një tjetër kuriozitet ka të bëj pikërisht me çmimin. Porto fitoi plot 38 milionë herë më shumë sesa pagoi për ta marrë. Kjo sepse kur ai ishte vetëm një fëmijë, bardheblutë e morën nga akademia e Salgueiros vetëm për 100 euro.

KASKE DHE SHKOP – Fëmijët e praktikojë sportin për hobi dhe ende nuk e dinë se ku mund të japin më shumë dhe për çfarë janë në gjendje të bëjnë. Në fillim, Andre Silva ishte lojtar hokej dhe ishin të shumtë ata që mendonin se do të kishte sukses në këtë sport sepse me kaskën në kokë dhe një shkop në duar ai e çonte topin në rrjetë, por në moshën 12 vjeç nisi t’i lind një pasioni i ri. E hodhi kaskën dhe filloi të vishte këpucët e futbollit duke gjëmuar topin në fushë.

NOTA 10 + Pamja e tij “i krekosur” dhe “seksi” të bëj të mendosh për djaloshin klasik që ka pasur sukses me femrat në shkollë. Të paktë janë ata që e dinë se pavarësisht nga pamja e jashtme, Andre Silva është një djalosh shumë i kulturuar. Djaloshi klasik për të cilin prindërit janë krenar: Ai e mbylli gjimnazin me notën 10+ në sjellje dhe me një mesatare 8.5, pavarësisht se stërvitej çdo ditë…

GARANTON CR7 – Ka qenë dikush i quajtur Cristiano Ronaldo ai që e ka sponsorizuar në më shumë se një rast. “Kur të tërhiqem unë nga Portugalia, kjo skuadër do të jetë në duar të sigurta. Kemi gjetur një sulmues të madh si Andre Silva.” Në vitin 2017, ai ia këshilloi klubit të Real Madrid, duke i thënë presidentit Perez se do të ishte më mirë të investonte te ai sesa te Icardi.

I BEN TE GJITHA – Shokët e tij e thërrisnin “Deco”, si pasojë e teknikës së lartë, por shumë pak e dinë se deri te skuadra U-19 e Portos ai i ngjasonte Deco edhe për faktin se luante si mesfushor qendre. Rrugës kaloi në sulm dhe pasi nisi të shënojë nuk u tërhoq më prapa.

LATIN LOVER – Ai është një bomber i vërtetë, mbi të gjitha jashtë fushës së lojës. Mes të dashurave të tij ka pasur shumë vajza të bukura dhe seksi, mbi të gjitha Rafaella Beckran Santos, e njohur ndryshe si motra e bukur e Neymar. Aktualisht është i lidhur me modelen e bukur Sara Rodrigues, bukuri “top player për një “top player”. Bomber!

PERFEKSIONIST – Ka diçka të përbashkët me idhullin e tij Ronaldo. Ashtu si sulmuesi i Real Madrid, Andre Silva është një perfeksionit: “Donte gjithmonë të përmirësohej, ishte i fiksuar. Shpesh herë shkoja t’i merrja topin dhe e urdhëroja të bënte dush.” Kështu ka folur Alexandre Silva, trajneri i tij i parë me të cilin ka punuar te moshat e Salgueiros.

Related posts

Hysaj luan si mbrojtës i majtë, klubi i Napolit i publikon statistikat e frikshme

Delo.autor

Barcelona kërkon qendërmbrojtësin e Chelseat, gati oferta në janar

Q.Autor

Josep Maria Bartomeu: Askush s’na ka telefonuar për, të na pyetur sa vlen Messi

Sadik.Autor

Leave a Comment