Futboll

Zbulohet mesazhi para vdekjes, Astori i shkroi portierit të Fiorentinës: Nuk kam nevojë… do vij…

Vdekja e papritur e kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori, ka shokuar botën e futbollit ndërsa të gjitha ndeshjet në Serie A u shtynë në respekt të tij.

“Sportmediaset” mesditën e sotme ka publikuar bisedën e fundit në “Whatsapp” që Astori bëri me shokun e skuadrës, portierin Marco Sportiello, shrkuan SYRI.net.

Davide Astori kaloi mbrëmjen e tij të shtunën e kaluar në Hotel Là di Moret në Udine. Një mbrëmje në shoqërinë e mikut të tij Marco Sportiello i cili ishte i fundit që e shihte atë gjallë dhe i duhej t’i tregonte hetuesve për bisedat mes tyre.

Pas darkës, kapiteni i Fiorentinës, si zakonisht, u qetësua në dhomën e hotelit. Në orën 23:34 ishte mesazhi i tij i fundit që shkroi në telefon duke komunikuar me portierin e Fiorentinës.

Portieri Sportiello i shkruan në “Whatsapp”: “Ti harrove këpucët nga unë”.

Astori përgjigjet: “Faleminderit, tani nuk kam nevojë për këpucët, unë do vij t’i marr në mëngjes”.

Këto ishin fjalët e fundit të bisedës ndërsa Astori nuk mundi të takohet me shokët e skaudrës për shkak se zemra e tij pushoi së rrahuri.

Related posts

E BUJSHME/ Finalja e Kupës së Italisë në “San Siro”? Federata Italiane kërkon zgjidhje nga UEFA, pritet vendimi

Delo.autor

SHQIPËRIA merr mesazh nga HEROI i Beogradit, Ballist MORINA emocionon shqiptarët: Gëzuar 4 vjetorin! (FOTO)

Isa.Autor

PAS SHORTIT PËR SEZONIN E RI/ Marotta: Zëvendësimi i Hakimit i vështirë, kemi konfirmuar 90% të grupit

Delo.autor

Leave a Comment