Futboll

ZYRTARE: Florent Hadergjonaj nënshkruan me skuadrën e Premier Leagues

Huddersfield Town ka paguar klauzolën për të përfunduar transferimin e përhershëm të Florent Hadergjonaj nga skuadra e Bundesliga II, FC Ingolstadt 04.

Mbrojtësi shqiptar që përfaqëson Zvicrën zyrtarisht do të bëhet futbollist i përhershëm më 1 korrik 2018, ndërsa Huddersfield do të paguajë një tarifë që mbetet e pazbuluar deri më tani.

Florenti do të bashkohet me Huddersfield Town në një kontratë tre-vjeçare që zgjat deri në verën e vitit 2021, me një opsion zgjatjeje edhe për një sezon.

23-vjeçari është bërë një figurë popullore me tifozët gjatë kohës sa ishte në huazim, duke dhënë dy asistime në 15 ndeshjet si startues dhe katër paraqitje si zëvendësuese në Premier Ligë, Emirates FA Cup dhe Carabao Cup.

Kujtojmë se kohët e fundit Hadergjonaj ka zgjedhur ta përfaqësoj Zvicrën në nivelin e Kombëtarëve.

Related posts

6 MUAJ QË SHËNON NË ÇDO NDESHJE/ Lewandowski, sulmuesi “monstruoz” me shifra të frikshme

Delo.autor

TIFOZËT DUAN SISTEMIN “VAR”/ Vendimi i tij vonohet vetëm 55.6 sekonda

Isa.Autor

MIHAJLOVIC FALENDERON LEAON/ Dëmshpërblimin prej 3 milionë eurosh e paguan talenti i Milanit!

Delo.autor

Leave a Comment