Futboll Sport

​Salah do Këpucën e Artë “për inati” të “Bluve të Londrës”

Para se të transferohet në Serie A, Mohamed Salah ishte pjesë e Chelsea të Jose Mourinhos. Por, si shumë lojtarë tjerë, edhe egjiptiani nuk u përshtat në lojën e portugezit që vendosi ta largojë.

Tani, Salah po i tregon Mourinhos, por edhe Chelseat, se kanë gabuar me të. Ai është afër për të fituar Këpucën e Artë në Angli me 30 gola, katër më shumë se ndjekësi më i afërt, Harry Kane (26).

Salah po lufton edhe për Këpucën e Artë të Evropës. Egjiptiani është në garë me Lionel Messin, që ka shënuar 29 gola.

“Që nga dita e parë e kam ditur se dua të bëj diçka më ndryshe, diçka speciale”, u shpreh ai për Sky Sports. “Isha këtu me Chelsea, por nuk kisha shanse dhe më në fund jam rikthyer për t’iu treguar të gjithëve futbollin tim”.

“Nuk luaja (te Chelsea). I shikoni numrat. Nuk më jepej mundësia për të treguar vetën. Por, sot mund të shikoni se kur kam shans, kur më jepet mundësia,  iu tregoj të gjithëve se e kishin gabim”.

“Siç e shihni në disa ndeshje, ekipi po mundohet të më ndihmojë që të shënojë gola, sepse e dinë se jam afër për Këpucën e Artë”, shtoi Salah. /Gazeta Express/

Related posts

ICARDI DREJT NAPOLIT? Shikoni çfarë tregon Vanda Nara në rrjetet sociale (FOTO)

F.autor

Suarez kualifikon Uruguain dhe “zgjon”Arabinë Saudite nga “ëndërra” (VIDEO)

Isa.Autor

Arrihet marrëveshja, Mancini befason me ekipin e ri

Sadik.Autor

Leave a Comment