Futboll La Liga

A vuloset titulli në El Clasico? Barça drejt titullit të shtatë në 10 vite

Barazimi 1-1 i regjistruar mes Real Madrdit dhe Atletico Madridit në derbi të dielën, bëri që Barcelona të afrohet edhe më shumë me titullin. Katalanasit tani janë 11 pikë përpara, me vetëm 21 pikë të mbetura në lojë, që do të thotë se titulli i tyre i shtatë në 10 vitet e fundit është i arritshëm. Është një dekadë që po dominohet nga gjigandët katalanas, e cila filloi në vitin 2009 nga revolucioni i trajnerit Pep Guardiola pas largimit të Frank Rijkaard. Nëse të besuarit e Diego Simeone i fitojnë të gjitha ndeshjet e mbetura, katalanasit kanë nevojë vetëm për 10 pikë për t’u shpallur kampion të Spanjës.

Hendeku mes dy klubeve është i madh, por jo i pakapërcyeshëm, me kusht që ekipi i Ernesto Valverde të mos fitojë më, por kjo duket e pamundur. Kalkulimet kanë filluar tashmë dhe titulli mund të sigurohet zyrtarisht në javen e 35-të. Gjithsesi është e sigurt, se gjithçka do të zgjidhet në javën e 36-të, kur Real Madridi dhe Barcelona të përballen në “El Clasico”. Në këtë takim katalanasit do ta fitojnë titullin kundër rivalëve të tyre më të ashpër, ose e kanë fituar atë para se të luajnë.

Trajneri Zinedine Zidane tashmë ka konfirmuar se kampionët evropianë nuk do t’i presin me duartrokitje katalanasit, më shumë për të zhgënjyer tifozët në Katalonjë. Kur kujton se sa e hidhur ishte atmosfera rreth klubit pas eliminimit në Champions League nga Manchester United në vitin 2008, është e mahnitshme të shikosh përsëri dinastinë që katalanasit kanë krijuar. Lionel Messi sigurisht ka qenë përcaktues në një epokë suksesi në “Camp Nou”, e cila do të jetë e vështirë për t’u përsëritur. Tani, me titullin të siguruar, por jo matematikisht, objektivi më i madh është për ta mbyllur sezonin në La Liga të pamposhtur.

Related posts

LIVE/ Kastrioti-Kukësi: Shokohen verilindorët, Roxher kalon në avantazh krutanët (VIDEO)

Isa.Autor

18 VJEÇARI DEBUTOI ME CHIEVON/ Ja cili është talenti shqiptar që po mahnit Italinë (FOTO)

Delo.autor

Moderatori i njohur zbulon skuadrën e zemrës: Që i vogël tifoz me PARTIZANIN, por motrën ma mori një…

Isa.Autor

Leave a Comment