Futboll Sport

Ahmataj nuk bën llogari: Marrim maksimumin në çdo ndeshje

Ai tregohet diplomat në deklaratën e tij pas pyetjeve që iu drejtuan në përfundim të takimit. Trajneri elbasanlli thotë se ekipi i tij duhet të marrë maksimumin në çdo ndeshje dhe jo të bëjë llogari për ndeshjet që do të luhen pas disa javësh.

“Të gjithë që kanë ecur me llogari në fund kanë dështuar. Unë nuk shoh të bëj llogari pikësh, pasi pikët maksimale janë në një ndeshje dhe unë me skuadrën time luftoj për të arritur këtë gjë. Ndeshjet janë njëra pas tjetrës dhe dua që në përfundim të grumbullojmë pikët që meritojmë”.

“Sa i përket marrëdhënieve mes kryetarit të bashkisë dhe presidentit të Kamzës, unë nuk kam asnjë dijeni, sepse këtu kam ardhur si trajner dhe detyrën time e bëj në fushë”.

“Nuk më kënaq as humbja e Vllaznisë dhe as e Teutës. Unë drejtoj skuadrën e Kamzës dhe gëzohem për sukseset e kësaj skuadre. Nuk i gëzohem fatkeqësive të asnjë skuadre dhe asnjë njeriu”.

Related posts

Agjenti i Ronaldos duket i sigurt: Ronaldo e mbyll karrierën e tij fantastike tek…

Isa.Autor

“BERNABEU” NË FESTË/ Hazard shënon golin e parë si “galaktik”, ja “MAGJIA” (VIDEO)

Delo.autor

SHKËLQEN KAMPIONATIN POLAK/ Gol dhe traversë, Ernest Muçi shkëlqen menjëherë tek Legia e Varshavës

Delo.autor

Leave a Comment