Futboll

Aksionet e Tiranës, presidenti Halili: Kush i do, mund të blejë ato të…

Prej disa ditësh, në qarqet mediatike, ato virtuale si dhe në rrethet sportive, qarkullon një informacion në lidhje me një ofertë të bërë në adresë të presidentit të Tiranës, Refik Halili, për aksionet që ai zotëron. Madje, i njëjti burim informacioni shkon më tej duke detajuar se bëhet fjalë për katër milionë euro plus pagesën e të gjithë borxheve të klubit.

REFIK HALILI – Si gazeta më e madhe sportive në vend, “Panorama Sport” u interesua pranë numrit një të klubit bardheblu. Ekskluzivisht, Halili konfirmon që nuk ka asnjë lloj interesimi zyrtar në lidhje me aksionet. Pranon me vështirësi të flasë duke qenë se e konsideron të pambaruar sezonin. “Kemi ende shumë punë për të bërë. Sezoni nuk ka mbaruar. Distanca është e konsiderueshme, por duhet të mbyllet përfundimisht dhe pastaj do të flasim”, shprehet Halili për gazetën.

AKSIONET – Në lidhje me informacionin se në adresë të tij ka pasur një ofertë prej katër milionë eurosh, Halili mohon gjithçka. “Nuk di asgjë! Nuk ka asnjë të vërtetë. Mund të them që janë vetëm përralla”. Të kujt? “Nuk e di! Tani që më pyesni ju, po e dëgjoj këtë gjë për herë të parë”, deklaron, presidenti i Tiranës, Refik Halili, për “Panorama Sport”.

OFERTA – Duke vijuar më tej, presidenti i 24 herë kampionëve të vendit, bën edhe ironi sa i përket aksioneve, duke e lidhur këtë situatë me rikthimin e skuadrës në elitë. “Aksione ka bashkia. Të shkojnë dhe të interesohen pranë saj për 34 për qind. Mbase, tani që u ngjit ekipi në Superiore mund të interesohen për t’i marrë”, vijon Halili.

TRAJNERI – Duke vijuar me interesimin se çfarë do të ndodhë për sezonin e ardhshëm mbi projektin, strategjinë dhe çfarë hapash do të ndërmarrë klubi, presidenti është sërish i prerë: “Jua përsëris që kemi shumë punë për të bërë. Të mbyllim këtë sezon një herë sepse nuk ka mbaruar akoma”, shprehet numri një i klubit më të titulluar në vend.

ÇËSHTJA “MUZAKA” – Së fundmi, Komisioni i Disiplinës ka vendosur një ultimatum mbi Tiranën për të paguar pjesën e borxheve që ai i ka fituar me vendim të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve. “Nuk dua të zgjatem shumë. Jua thashë që kemi ende shumë punë për të bërë deri në mbyllje të këtij sezoni”, përfundon Halili. Pavarësisht çfarë ndodhi këtë sezon, Tirana u imponua në Kategorinë e Parë me kontingjentin e lojtarëve, trajner të huaj dhe mirëorganizim për të mos e lënë në dorë të fatit rikthimin në Superiore. Hapi i radhës? Rikthimi në elitë me objektiva madhorë…

Related posts

Stefan Radu do largimin, Lazio i ofron rinovimin mbrojtësit Rumun

Isa.Autor

REAGIMET NË FACEBOOK/ Zbuloni tifozët më të mërzitur dhe të dashuruar pas ekipeve të tyre (FOTO)

Delo.autor

KAOS TEK SPANJA/ Madrilenët dhe katalanasit hedhin akuza njëri-tjetrit pas eleminimit

Isa.Autor

Leave a Comment